Çmenduria e Rama-Ballukut, 4 mln € të tjera për ujësjellësin e resorteve të Strategjikëve në Jug!

E Enjte, 21 Mars 2024 22:05
 

Kësaj herë është vënë në lëvizje Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve, një institucion në varësi direkte të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila i ka rrëmbyer bashkive edhe Drejtoritë e Ujësjellësve (deri tani s’ka marrë dot Ujësjellësin e Tiranës). Këto para’ do të shpenzohen që këta oligarkë dhe Strategjikë të kenë ujë të pijshëm, ndërsa ka informacione se uji po u merret fshatrave të zonës së Lumit të Vlorës.

Shpallja e tenderit nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime për ujësjellësin e Strategjikëve, faza II

Sipas dokumentit të mësipërm, të siguruar nga redaksia e BoldNews.al, disa ditë më parë AKUK hapi tenderin me objekt “furnizimin me ujë të zonave bregdetare, zonat e investimit strategjik, Draleos, Drimadhës dhe Dhërmi të Bashkisë Himarë”. Bëhet fjalë për fazën II, atje ku kanë ndërtuar dhe po ndërtojnë të gjithë oligarkët, ku çmimi për m2 ka kapur majat.

Një investim për më të pasurit dhe për bizneset e tyre, ku njerëzit e thjeshtë, ata me rroga edhe të mira, pas disa vitesh, s’do të kenë mundësi të shkojnë dhe jo më të pushojnë në ato zona. Në dokument thuhet se vlera e këtij tenderi është 374.684.543 lekë, ose nëse do ti shtojmë edhe TVSh-në, shuma shkon në rreth 4.5 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme, pasi vetëm disa muaj më parë u shpall fituesi i tenderit të fazës I me vlerë 7.5 milionë euro.

 

Denoncimi i BoldNews.al i publikuar disa muaj më parë:

Në muajin janar 2024, redaksia e BoldNews.al botoi një investigim për tenderin e fazës së parë të ndërtimit të ujësjellësit. Në atë kohë ne e titulluam “Një Investitor Strategjik fiton tenderin e ujesjëllësit 7.5 mln € për Strategjikët!”. Fitues i tenderit doli një firmë e shpallur disa herë si investitore strategjike. Bëhet fjalë për firmën “Gjikuria”, e cila me dy vendime të Ramës ka marrë mijëra metra katrorë falas në zonën më të bukur të Shqipërisë për të ndërtuar resorte dhe vila private.

Por, e njëjta firmë, do të marrë po nga Rama edhe plot 7.5 milionë euro për të ndërtuar Ujësjellësin që do të furnizojë me ujë këto resorte, disa prej të cilave të ndërtuara nga vetë “Gjikuria”. “Një paradoks i madh, pasi përveçse shteti u ka dhënë me 1 euro truallin, tashmë po u bën edhe rrugë e ujësjellësa, me paratë e shqiptarëve të varfër. Madje, favorizohen të njëjta firma që fillimisht shpallen investitorë strategjike dhe më vonë fitues të tenderëve për bërjen e këtyre punëve publike” shkruante redaksia jonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...