Meta: Kthimi i Albcontrol në agjenci shtetërore, për të fshehur përgjegjësitë penale të Edi Ramës!

E Enjte, 21 Mars 2024 22:14

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e konsideroi përpjekjet e qeverisë për t’ia ndryshuar statusin, Albcontrol-it, kompanisë që kontrollon hapësirën ajrore të Shqipërisë, si manovra për të fshehur përgjegjësitë penale të Kryeministrit Edi Rama në ngrirjen e llogarive të kësaj shoqërie pranë organizatës Eurocontrol me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Brukselit. 

Pyetje: Z. Meta, si e quani tentativën për ta kthyer Albcontrol nga një shoqëri aksionere, në një agjenci shtetërore?  

 

Meta: Kjo është një përpjekje për të fshehur përgjegjësitë penale të Edi Ramës dhe të gjithë atyre, të cilët përzunë në mënyrë të dhunshme Becchetti-n, në kundërshtim me të gjitha ligjet, në kundërshtim me të gjitha garancitë ligjore që ky investitor kishte marrë nga shteti shqiptar për investimet që ai kishte bërë. Është një përpjekje për të fshehur faktin që është Edi Rama, përgjegjësi kryesor që po penalizohet qytetari shqiptar, taksapaguesi shqiptar, sepse bllokimi i këtyre llogarive të Albcontrol jashtë vendit, si rezultat i vendimit të gjykatave ndërkombëtare, të cilat nuk i kontrollon dot Edi Rama siç i kontrollon këtu, padyshim që nuk mund të fshihet kurrsesi me këto manovra. Por do të diskutohet kjo çështje në parlament dhe besoj se qëndrime do të jenë edhe më të qarta, edhe më kompetente kur të vijë ky projektligj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...