Arrestimi i Goros/ Mediat greke: Pala shqiptare shpreson të qetësojë Athinën, dosja lidhet me ish-ministren e Ramës

Diel, 24 Mars 2024 00:10

Arrestimi i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro bën bujë edhe në mediat greke.

Gazeta e madhe Protothema shkruan se ndoshta me këtë arrestim, si dhe me caktimin e Vangjel Tavos si prefekt i Vlorës, pala shqiptare synon të qetësojë Athinën.

 

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale është arrestuar kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Ky është kryebashkiaku i emëruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Arrestimi i Jorgo Goros vjen pas shumë ankesave për “shpërdorim detyre” dhe “tjetërsim prone”.

Mirëpo, të bën përshtypje fakti që ky zhvillim, me arrestimin e Goros, i cili deri më tani nuk kishte pranuar të jepte dorëheqjen, i lehtëson makinacionet e Ramës, ndërkohë që gjykata e Shqipërisë kishte theksuar se është i paligjshëm qëndrimi i tij në pozicioni i kryetarit të komunës. Në të njëjtën kohë, edhe Athina po reagonte për qëndrimin e Goros në postin e kryetarit të bashkisë edhe pse i kishte humbur zgjedhjet.

Ndoshta momenti i arrestimit nuk është i rastësishëm, pasi pak ditë më parë Rama emëroi si prefekt të qarkut të Vlorës ish-deputetin minoritar të Partisë Socialiste Tavo, i cili në këtë mënyrë ka edhe mbikëqyrjen dhe menaxhimin e qytetit të Himarës,” shkruan gazeta.

“Bëhet me dije se arrestimet lidhen me statusin e investimit strategjik të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme dhe ish-ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Nga ana tjetër, Mihallaq Bonjaku, pretendonte se i ishte vjedhur prona ose më saktë një pjesë e pronës, për të cilën Artan Gaçi ishte shpallur investitor strategjik dhe kishte nisur ndërtimin e një resorti luksoz. Siç shprehet ai, prona e tij ishte e rrethuar dhe nuk u lejua të hynte.

Goro është arrestuar në një lokal në Dhërmi, ndërsa në momentin e arrestimit ka qenë edhe një prokuror,” thekson Protothema.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...