PD dërgon raportin në Kuvend: Xhaçka ka përfituar mbi pasurinë e shtetit, të dërgohet në Kushtetuese

E mërkurë, 10 Prill 2024 14:26

Pas zvarritjes së çështjes nga mazhoranca socialiste për më shumë se 1 vit, Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend raportin për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, ku kërkon dërgimin e kësaj çështje në Gjykatë Kushtetuese. Në raport,  Grupit Parlamentar I PD –së bën me dije se deputetja Olta Xhaçka, , ndodhet ne kushtet e papajtueshmërisë, ndaj duhet të sjellë edhe përfundimin e mandatit të saj, si dhe denoncon faktin se ish-ministrja e Jashtme ka përfituar të drejta pasurore mbi pasurinë e shtetit.   

 

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend raportin për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, ku kërkon dërgimin e kësaj çështje në Gjykatë Kushtetuese. Në raportin për këtë çështje, grupi parlamentar i Partisë Demokratike bën me dije se deputetja Olta Xhaçka ndodhet ne kushtet e papajtueshmërisë, çka duhet të sjellë edhe përfundimin e mandatit të saj, si dhe denoncon faktin se ish-ministrja e Jashtme ka përfituar të drejta pasurore mbi pasurinë e shtetit.

“Në vijim të fakteve dhe rrethanave të çështjes, të drejtës së aplikueshme dhe jurisprudences së Gjykatës Kushtetuese, analizës ligjore dhe procedurës parlamentare të ndjekur, është e qartë se deputetja dhe ish ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Olta Xhaçka ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë, të përcaktuar nga neni 70, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës së Shqiperisë,  pasi shoqeria "AG.TÇ" sh.p.k., e cila ndodhet në pronësi të bashkëshortit të saj, Z. Artan Gaçi, e për rrjedhojë edhe në pronësi të saj, në kuptim të nenit 74 të Kodit të Familjes, dhe nenit 35 të ligjit nr. 9367/2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", ka përfituar të drejta pasurore mbi pasurinë e shtetit.

Konkretisht, si rezultat i përdorimit te brigjeve te detit, e cila përbën pasuri shtetërore, për instalimin e stacioneve të plazhit në fshatin Gjilekë, Himarë, shoqeria "AG.TÇ" sh.p.k., ne bashkëpronesi të bashkëshortit dhe të deputetes Xhaçka, do të sigurojë të ardhura, çka përbën qartazi një veprimtari fitimprurese që buron nga pasuria e shtetit.”

Në raport, Partia Demokratike ka bërë me dije edhe arsyet se pse Kuvendi në seancën e së enjtes ka për detyrim ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushteutese. 

GRUPI PARLAMENTAR I PD: “Në këtë kuptim, por edhe në zbatim te vendimit nr. 7/2016 të Gjykatës Kushtetuese dhe nenit 119/1, pika 2 të Rregullores, Kuvendi ka detyrimin ta dergojë çështjen ne Gjykatën Kushtetuese, siç ka vepruar edhe me vendimet nr. 18/2016 (rasti i deputetit Koço Kokëdhima), nr. 28/2016 (rasti i deputetes Valentina Leskaj) dhe nr. 29/2016 (rasti i deputetit Rakip Suli), në respekt edhe të praktikës se Kuvendit të Shqipërisë.”

Mazhoranca socialiste pasi e mbajti peng për më shumë se një vit në sirtaret e Kuvendit, çështjen e mandatit të ish-ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në mbledhjen e Këshillit  për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ditën e hënë, vendosi që të hartojë një tjetër raport lidhur me mandatin e koleges se tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...