Korrupsioni i ‘5D’ ‘djeg’ Bashkinë e Veliajt

E Enjte, 11 Prill 2024 16:47

Erion Veliaj kryetari i drejtorëve ‘5D’, i kapur në korrupsion me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, po tenton të rezistojë përballë kërkesave për largimin e tij nga zyra e uzurpuar e kryebashkiakut.

Sot u zhvillua protesta e dytë para Bashkisë së Tiranës, që është kthyer në simbolin e korrupsionit, jo më përmes 20% të famshëm për leje ndërtimi, por duke grabitur 100% fondet publike përmes një skeme të përmbysur, që është e ngjashme me ato të aplikuara nga mafia italiane. 

 

Veliaj po përpiqet të anashkalojë çështjen, po shpërfill këshillin bashkiak, po shpërfill protestat qytetare, po sfidon hapur madje edhe SPAK-un, i cili ka arrestuar 3 nga njerëzit e tij më të besuar, dhe të tjerë po i heton.

Veliaj ka zgjedhur të mbrohet me polici, e cila rrethon bashkinë sa herë ka protest, ndërsa në rrjete kërkon të tërheqë vëmendjen përmes çdo aktiviteti të mundshëm, për të mbajtur sa më larg vëmendjes aferën 30 mln euroshe nga vetëm 29 tendera të përfituar nga drejtorët-shtabistë të ‘5D’.

Protesta e sotme ishte një reagim i revoltës së qytetarëve të vjedhur, të atyre që banda e drejtorëve të Veliajt i ka futur duart në xhepa. Janë vjedhur ditën për diell për të pasuruar një grusht individësh të vënë në shërbim të Erjonit, që ky i fundit të vijonte të mbante zyrën në Bashki, dhe drejtorët, ca të arrestuar dhe disa në prag arresti, të shumëfishonin pasurinë.

Ndaj ai molotovi i hedhur në derën e mbyllur të bashkisë është reagimi më i vogël që mund të bëjnë të vjedhurit e të grabiturit, veçanërisht kur shikojnë se drejtuesi i bandës së hajdutëve merret në mbrojtje të posaçme nga ata që në fakt kanë detyrën kryesore të kapin hajdutët, dhe në rastin më të mirë t’I parandalojnë ato para se të fusin duart në xhepin e qytetarit.

Dhe kur ata që duhet të kapin hajdutët, kthehen në barrikada kundër të vjedhurve, për të mbrojtur kreun e bandës ‘5D’, natyrisht që kjo revolton ata që me koshiencë trajtohen si viktima, në fillim i vjedhin, pastaj kërkojnë t’u imponojnë të pranojnë edhe hajdutët që t’i qeverisin.

Fotot në galeri janë realizuar nga fotoreporteri i njohur i Syri, Felix Bilani.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...