Bild i bën jehonë skandalit të Bashkisë Tiranë: Protesta masive në kryeqytetin e Shqipërisë, Veliaj i përfshirë

Premte, 12 Prill 2024 20:44

Afera e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës ka bërë jehonë dhe në shtypin gjerman. Prestigjiozja gjermane Bild, ka shkruar se përfshirja drejtpërdrejtë e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit ka nxitur protesta masive në Tiranë. Theksi i shkrimit të gazetës BILD është tek korrupsioni dhe paratë e pista që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të apartamenteve në Tiranë më shtrenjtë se në Hamburg. 

 

Gazeta prestigjioze gjermane, Bild i ka bërë jehonë aferës së korrupsionit në Bashkinë e Tiranës duke akuzuar kryetarin e Bashkisë, Erjon Velijaj për përfshirje në skandal.

Gazeta shkruan se përfshirja e drejtpërdrejtë e Kryetarit Veliaj ka nxitur dhjetra protesta nga shoqëria civile.

“Një skandal i madh korrupsioni po trondit metropolin e Ballkanit Perëndimor. Drejtorët e bashkisë janë arrestuar dhe kryebashkiaku socialist kërcënohet nga hetimi. Politikanët kryesorë të qytetit thuhet se kanë themeluar kompani përmes ‘pupacëve’ të tyre, të cilave më pas u kanë dhënë kontrata publike! Dëmi i njohur deri tani: 25 milionë euro para publike në vendin e dytë më të varfër të Evropës! Sipas dyshimeve, I përfshirë është dhe Kryetari I Bashkisë.”

Protestat e mijërave qytetarëve përpara bashkisë së Tiranë kundër korrupsionit dhe parave të pista janë publikuar dhe në median gjermane, ku theksi vendoset tek paratë e pista dhe çmimet e apartamenteve më të shtrenjta se në Hamburg.

“Mijëra persona marshuan para bashkisë të enjten, duke demonstruar kundër kryebashkiakut socialist Erion Veliaj (44), i cili konsiderohet pasardhësi i preferuar i kryeministrit Edi Rama (59). U hodhën mjete ndezëse dhe policia u desh të rrethonte godinën administrative. Fakti që zyrtarët e lartë tani po mbushin hapur xhepat e tyre para syve të kryebashkiakut të qytetit të Tiranës në lulëzim - kjo është një pikë e tepërt për demonstruesit në Tiranë, ku mijëra apartamente të reja qëndrojnë bosh. Fakt: Pastrimi i parave i ka rritur çmimet. Toka për ndërtim në qytetin e Tiranës tani është po aq e shtrenjtë sa në zonat kryesore të Hamburgut.”

Në artikullin gjerman përmendet dhe megaafera e djegësve ku janë marrë paratë dhe asnjë incinerator nuk është ndërtuar ende.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...