Argita Malltezi rendit mashtrimet e SPAK në gjyqin politik ndaj Berishës

Saturday, 13 Prill 2024 12:00

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ka dalë këtë të premte në një konferencë për mediat ku ka shpjeguar, pikë për pikë, të gjitha shkeljet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në hetimet dhe vendimet e marra për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” për të cilën bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi dhe babai i saj ndodhen në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Gjatë fjalës së saj, Argita Malltezi, e konsideroi vendimin e fundit të SPAK, për zgjatjen e hetimeve deri në korrik të vitit 2024 si në shkelje të ligjit. Sipas saj, kjo zgjatje e kohës së hetimit po bëhet pa paraqitur asnjë fakt, provë, dokument apo dëshmi dhe pa paraqitur asnjë plan se pse po zgjatern këto hetime. 

 

Malltezi e konsideroi këtë vendim të SPAK si me urdhër politik nga kryeministri Edi Rama, ku qëllimi i vetëm sipas saj është humbja e mandatit të deputetit të kreut të PD-së, Sali Berisha.

“Vendimi që daton 29 mars të këtij viti zgjat afatin e hetimit deri në korrik të vitit 2024, ndërkohë që nuk sjell asnjë provë të re, përveçse një ripërmbledhje të atyre që janë paraqitur në vendimin e gjykatës të tetorit. Vetëm në 8 rreshta është argumentimi se pse po zgjaten hetimet. Argumentimi nuk ka asgjë konkrete, veç thuhet se çështja është komplekse dhe na duhet më shumë kohë. Duke qenë në fazë hetimi, lideri i opozitës rri në arrest shtëpie, po ashtu edhe Jamarbër Malltezi, pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë argument, thjesht me vendim të SPAK-ut. Ky është de facto zgjatje e masës së arrestit shtëpiak sepse i tillë është urdhri i Edi Ramës. Kjo është një strategji e mirëmenduar dhe kriminale e SPAK që synon vetëm humbjen e mandatit të Sali Berishës në Kuvend dhe goditjen e opozitës në një vit elektoral,” tha Malltezi.

Gjatë fjalës së saj, Malltezi deklaroi se në shumë raste kanë qenë vetë prokurët e SPAK që nuk janë paraqitur në seancat gjyqësore. Ajo citoi edhe deklaratën skandaloze të kreut të SPAK, Altin Dumani se “Afërmendsh Gjykata gjithmonë vendos çfarë kërkojmë në”.

Argita Malltezi deklaroi se në materialin e SPAK përsëriten disa gënjeshtra të vërtetuara tashmë. Ndryshe nga SPAK, që pretendon se po heton prej 6 muajsh, Malltezi publikoi shkresat me firmën e prokurorit Arben Kraja drejtuar një banke që vërtetojnë se hetimet kanë nisur që prej vitit 2021.

“Këto hetime kanë 4 muaj dhe jo 6 vjet. Sepse që në fillim këto hetime janë përqëndruar tek Berisha dhe Malltezi, por duke mos i vënë ata në statusin e personit nën hetim për t’i mos i njohur të drejtat proceduriale Por, këto dokumente që datojnë që prej 2021 dhe të tilla ka plot, tregojnë se ka patur një hetim pasuror të kapitalizuar që në vitin 2021 që përfshinte fëmijët e mitur në atë kohë dhe shtrihej në një hark kohor që shtrihej që nga 1994.” tha Argita Malltezi.

Image

Prokurorët e SPAK viheshin në lëvizje, sipas Argita Malltezit, me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Ajo publikoi dokumente, ku datat e tyre e vërtetojnë këtë gjë.

 “Brenda këtij 4 vjeçari janë kryer veprime sipas urdhërave të Edi Ramës. Sa herë Edi Rama lëshonte urdhëra publik për SPAK, SPAK intensifikonte lëshimin e akteve zyrtare dhe veprimeve hetimore siç provohet nga lista e dokumenteve me datë dhe numër protokolli përkatës” tha Malltezi
Image

Argita Malltezi tha më tej se SPAK po mbron kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Taulant Balla. Sipas saj, kreu i qeverisë duhet të dënohet për shpërdorim detyre, që e vërtetuar se i ka sjellë dëm shtetit 320 mijë euro, ndërsa Balla për kallëzim të rremë, por SPAK nuk pranon padinë e tyre.

“Të vetmit persona në dosje që janë vërtetuar që kanë kryer vepër penale janë Taulant Balla dhe Edi Rama. I pari që ka konsumuar veprën penale të kallëzimit të rremë dhe i dyti për shpërdorim detyre, siç është provuar me vendim gjykate që ka përcaktuar dhe dëmin financiar që i kanë ardhur financave si pasojë e veprimeve dhe mosvperimeve të Edi Ramës. SPAK sigurisht që as nuk e mendon t’i marrë nën hetim këta persona, ndonlse ne kmei bërë një kallëzim të rremë për Taulant Ballën, të shoqëruar me dokumentet përkatëse. SPAK ka qenë në dijeni që ky është një mashtrim i Ballës, akuza se toka e ish-pronarëve ka qenë e shpronësuar nga Italia, sepse këto akte kanë qenë të botuar në fletore zyrtare. SPAK e ka ditur, por e ka injoruar qëllimisht.” – tha Argita Malltezi.

Ajo më tej përmendi edhe historikun se si është marrë prona dhe se si po tenton SPAK ta shfaqë si të përfituar në kohën e qeverisë së Berishës.

“Në dokumentin e dorëzuar, SPAK rivazhdon me rimbllaçitjen e të njëjtave argumentave, ku ndër të tjera ka thënë se 5 familjeve pronare kanë marrë të drejtën e njohjes së pronësisë, të drejtën e parablerjes dhe pjesërisht të drejtën e kthimit në harkun kohor ’95-’99 dhe se prej vitit 1999-2006 nuk ka patur zhvillime të reja, duke dhënë këtu idenë se këtu ka patur një lojë pushtetit. Në fakt, çdo jurist e di se ligji që ka qenë në fuqi për pronat deri në vitin 2004 ka patur një kufizim për kthimin fizik të pronës deri në 5 mijë metër dhe për rrjedhojë, të 5-tat familje pronare morën aq saç lejonte ligji nga 5 mijë metra. Në vitin 2004, ligji i miratuar nga qeveria socialiste hoqi kufizimin prej 5 mijë metrave dhe familjet pronare bënë aplikimet përkatëse për të marrë pjesën tjetër. Vendimi i vitit 2006 që i ktheu familjes Begeja 11 740 metra katrorë, ishte vendim i marrë nga Komisioni i Kthimit të Pronave i përbërë tërësisht nga anëtarë të zgjedhur nga qeveria Nano” – tha Argita Malltezi.

Më tej, vajza e ish-kryeministrit Berisha i denoncoi prokurorët e SPAK edhe se kanë falsifikuar dokumente, ku sipas dokumenteve, privatizimi ka nisur nga qeveria socialiste, ndërkohë SPAK e ka bërë sikur ka nisur nga ish-ministri Fatmir Mediu.

“SPAK falsifikon dokument në kuptimin e plotë ligjor të fjalës, falsifikon dokumente zyrtare, vazhdon dhe shkruan se privatizimi ka nisur nga ish-ministri Fatmir Mediu. Në fakt, shkresa zyrtare, tashmë të administruar në dosjen e SPAK provojnë se privatizimi ka nisur nga qeveria socialiste, ministrat Angjeli dhe Klosi dhe iu mund t’i shikoni këto në slidet që do të merrni.” – tha Malltezi.

Image

Malltezi përmendi dhe një tjetër mashtrim të SPAK, ku një vendim të Edi Ramës si kryetar bashkie në atë kohë ia faturojnë ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Po kështu, gënjen kur thotë se Berisha ka ndryshuar destinacionin ish-klubit Partizani nga zonë sportive në zonë banimi. Ky është vendimi i Këshillit Teknik me 10 drejtorët e Edi Ramës. Pra Këshilli i Bashkisë Tiranë, në maj të vitit 2006 që ka vendosur ndryshimin e destinacionit për një pjesë të zonës pa kërkesë të pronarëve edhe përpara se pronarët të bënin çfarëdolloj marrëveshje me një ndërtues për të zhvilluar zonën. Ky vendim u miratua 1 muaj më pas po nga Edi Rama në KRT-në e Bashkisë Tiranë me vendimin numër 132. KRTRSH e miratoi këtë vendim së bashku me një sërë vendimesh të tjera 6 muaj më pas, bazuar edhe në vendimet e dy javë më përpara apo dy javë më pas të Gjykatës Kushtetuese që sanksionuan autonominë e KRT-ve të bashkive për të përcaktuar zonimin e territorit” tha Malltezi.

Image

Më tej, Malltezi përmendi edhe një tjetër mashtrim të Prokurorisë së Posaçme.

“Po kështu, gënjejnë kur thonë se pjesa tjetër e klubit, pjesës tjetër të klubit i ndryshoi destinacioni po nga Berisha në vitin 2013. Në fakt, është Edi Rama që në vitin 2008, me atë që njihet si Urbavlani, e ndryshoi zonimin e pjesës tjetër të klubit Partizani, duke e shndërruar nga zonë sportive në zonë banimi me paramtra të lartë ndërtimi, siç mund ta shikoni tek U-12. Dhe legjenda e U-12 është e përcaktuar si zhvillime të reja me paramtra të lartë urban. Ky vendim i 2008 u inkorporua në planin rregullues të Tiranës në vitin 2012, i cili u miratua me vendim të Këshillit Bashkiak Tiranë dhe më pas ka kaluar KRTRSH. Kuptohet që Edi Ramës nuk i përmendet asnjëherë emri në lidhje me destinacionin në mënyrë qesharake, gjithashtu dramatike për shkak të bjerrjes së drejtësisë në këtë vend. SPAK vazhdon të insistojë që destinacionin e ka ndryshuar Berisha.” – tha Malltezi.

Image

Sipas Malltezit, SPAK mashtron dhe falsifikon dokumentet kur deklaron se ish-klubi Partizani ishte pjesë e planit të përhapjes së Forcave të Armatosura.

“SPAK gënjen kur shkruan se ish-klubi Partizani ishte pjesë e planit të përhapjes së Forcave të Armatosura dhe ky përsëri përbën një falsifikim të dokumentave zyrtare, të cilat SPAK i ka në dosjen e saj. Dekreti i Presidentit të Republikës, si dhe dokumentacion tjetër mbështetës i administruar në dosje provon se klubi Partizani nuk ka qenë në planin e përhapjes, të paktën që prej 2004-ës.” – tha vajza e ish-kryeministrit Berisha.

Image

Argita Malltezi më tej citoi edhe mashtrimin e SPAK me bonot e privatizimit, ku pretendohet se janë favorizuar 5 familjet pronare.

“SPAK shpif kur shkruan se VKM për përdorimin e bonove të privatizimit është kryer apo zgjatur afati për t’u ardhur në ndihmë 5 familjeve pronare. Bonot e privatizimit janë hedhur në qarkullim që në vitin 1995 dhe afatet e përdorimit të tyre janë zgjatur nga qeveri të ndryshme në kohë të ndryshme sipas nevojave të financave të vendit. Më pak se dy javë më parë iu dëgjuat një deputete socialiste që i kërkoi qeverisë zgjatjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit sërish. Për më tepër, këto bono privatizimi janë përdor për të paguar 100 mijë dollarë nga 800 mijë që ishte shuma e privatizimit të klubit Partizani. Vetëm dy javë përpara mendimit të VKM-së në fjalë, familjet pronare paguan 700 mijë dollarë nëpërmjet bankës, nga të cilat familja Begeja kishte pjesën më të madhe të pagesës, sepse prona e saj ishte e vendosur në këtë pjesë që u privatizua e para. Nëse do të kishte patur ndikim të paligjshëm apo informacion të brendshëm, mund të kishin pritur fare mirë edhe dy javë për ta privatizuar këtë pjesë me bono privatizimi. Por, nuk është ky rasti. 700 mijë dollarë nga 800 mijë që ka kushtuar privatizimi janë paguar me para. Në 100 mijë dollarëshin e mbetur të lotit të dytë të privatizimit, familja Begeja kishte një pjesë të vogël prone, thuajse 4 % dhe po kaq ishte dhe shuma e paguar, rreth 4 mijë dollarë, nga të cilat Jamarbër Malltezi me bono privatizimi i bie të ketë paguar tek 62 dollarë.” – deklaroi Malltezi.

Ajo u ndal më tej edhe në pika të tjera të dosjes së SPAK.

“SPAK është ndalur sërish tek ligji për sportet që nuk tregon as ndikim të paligjshëm dhe asnjë gjë që lidhet veçanërisht me këtë objekt. Ligji i sporteve ka ndryshuar ndër vite. Në vitin 2005 ka qenë tërësisht i linjësuar me ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës, amendimi i 2007 e largoi dhe amendimi i 2008 e riktheu në të njëjtin formulim që kishte në 2005, sepse parashikonte në nenin 7 prona që nuk u ktheheshin pronarëve, por në pikën 2 parashikonte se në rast se prona e paluajtshme propozohen të tjetërsohen, ato i kalojnë subjekteve të shpronësuara. Kjo do të thotë që me gjithë ndryshimin e amendimit që ishte bërë në 2007, në rast dhënie me koncesion të klubit Partizani, automatikisht u lindte e drejta ish-pronarëve për të përfituar pronën e tyre dhe kjo nuk kishte asnjë efekt. 

Prokurorët e caktuar nga Rama dhe Balla, prokurorët Millonai dhe Kraja janë ndalur sërish në 4 faqe të këtyre 22 faqeve që kanë paraqitur në lidhje me dëshminë e një ish-ushtaraku, i cili në mënyrë të kundraligjshme nuk pranonte të merrte në dorëzim pronën shtetërore, lejonte përdorimin e saj pa asnjë tagër ligjor nga subjekte privatë, nuk vilte asnjë të ardhur për financat publike nga kjo pronë dhe pengoi për një kohë të gjatë kalimin e pronës, e cila ishte paguar tashmë nga pronarët.

Gjithashtu, SPAK është ndalur edhe tek çështja e pishinës, përsëri asgjë e re, ato që janë përmendur, por në mënyrë konsiste SPAK injoron vendimet e gjykatave, të cilat kanë provuar se subjektet që kishin uzurpuar pishinën, origjinën e pronës e kishin të falsifikuar. Ka qenë një pronë shtetërore e cila ishte pjesë e aseteve të klubit Partizani.” – tha Argita Malltezi.

Duke akuzuar SPAK-un se po vepron me urdhër të Ramës, Argita Malltezi tha se nuk ka asnjë akuzë konkrete ndaj Berishës ndërsa për bashkëshortin e saj tha se vepra penale për të cilën akuzohet nuk qëndron pasi ai nuk ka pasur post të zyrtarit të lartë.

“Në këtë fazë hetimesh ku nuk ka akuzë, nuk janë paraqitur prova dhe fakte pavarësisht hetimeve që zgjasin prej 4 vitesh, lideri i opozitës vijon të qëndrojë në arrest shtëpie, me qëllim të vetëm goditjen e opozitës dhe djegien e mandatit të tij. Është zgjedhur një nen, klasifikim i veprës që nuk i përket fare Malltezit sepse nuk ka qenë kurrë zyrtar i lartë apo i zgjedhur vendor. Gjithashtu është çështje ku shteti jo vetëm nuk ka pësuar dëm por ka vjelur të ardhura. Të vetmit shkelës të ligjit janë Rama dhe Balla por Dumani tha se afërmendsh që gjykatat vendosin siç e kërkojmë ne dhe afërmendsh që SPAK vepron ashtu siç komandon Rama.”– tha Malltezi mdër të tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...