'Auditi në bashkinë e Tiranës duhet të përfshijë të parin Maznikun, ministrin e Pushtetit Vendor'

Hënë, 22 Prill 2024 12:46

 

"Zoti Mazniku, ministri aktual i Pushtetit Vendor, ka qenë i përfshirë më përpara. Pra, ky audit duhet të përfshijë edhe atë. I ka shpëtuar shumë qartë... 

Në qoftë se ka një problem kaq të madh në bashkinë më të madhe të vendit, të kryeqytetit, një skandal flagrant kaq i madh, për më shumë që asokohe ka qenë nënkryetar i bashkisë, pra ka informacion direkt dhe ka qenë personalisht aty, a keni dëgjuar ndonjë fjalë?! Heshtje absolute!"  

 

Z. Ilir Alimehmeti, kryetar i grupit të këshilltarëve të opozitës në bashkinë e Tiranës ka shpjeguar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV se cilat do të jenë hapat që do të ndjekë në vazhdim, opozita, për të luftuar korrupsionin që ka përfshirë në çdo qelizë bashkinë e Tiranës të drejtuar nga socialisti Erion Veliaj, që ka çuar në arrestimin e pesë drejtorëve të saj dhe ka ndezur protestat qytetare.

Flavio: Në vlerësimin tuaj politik, z. Alimehmeti, cili do të jetë rruga nëpër të cilën do të kalojë historia e afërt politike e z. Erion Veliaj, pra hapat dhe rezultatet që prisni?

Ilir Alimehmeti: Në radhë të parë duhet të marrin parasysh shumë qartë që këta drejtorë të arrestuar apo të tjerë, të cilët janë nën hetim (të gjithë bashkë janë kandidatë qelie) nuk janë thjesht drejtues teknikë të bashkisë së Tiranës. Janë bashkëpunëtorë dhe drejtues politikë! Janë të deleguarit politikë të tij në zona të ndryshme të Tiranës! Pra, janë tentakulat...

Këtu ne nënkuptojmë shumë qartë që e gjitha kjo është një organizatë kriminalo-politike. Pra, të dyja bashkë lidhen për të mbajtur njëra-tjetrën në këmbë dhe kemi të njëjtët elementë. Pra, kur ne këtu fillojmë e heqim dhe jemi shumë të qartë se ku janë kokat, praktikisht po i priten “tentakulat, oktapodit”.

Ka shumë , por prerja e “tentakulave” në të njëjtën kohë dhe në mënyrë të shpejtë (se u rriten prapë “tentakulat”, është veti që e kanë këto lloj “speciesh”), por prerja e shpejtë, prerja në të njëjtën kohë, bllokimi i fondeve, ky është oksigjeni i tyre - bllokimi i fondeve e me radhë i çon automatikisht në vdekje klinike,  që do të thotë se do të presim zhvillime shumë të mëdha pranverë. Jua kam thënë që në fillim të janarit, duket se realiteti po na jep të drejtë.

Flavio: A ka drejtorë të tjerë, të cilët ia kanë dalë t’i shpëtojnë vëmendjes së publikut?

Ilir Alimehmeti: Po patjetër. Unë do të marr të parin, ndoshta më të rëndësishmin. Zotin Arbjan Mazniku, ministrin aktual të Pushtetit Vendor, sepse ka qenë i përfshirë më përpara. Pra, ky audit duhet të përfshijë edhe ata. I ka shpëtuar shumë qartë. Ky është ministër i Pushtetit Vendor!  Një ministri e re. Çfarë fushe veprimi ka kjo ministri?! Në qoftë se ka një problem kaq të madh në bashkinë më të madhe të vendit, të kryeqytetit, një skandal flagrant kaq i madh, për më shumë që asokohe ka qenë nënkryetar i bashkisë, pra ka informacion direkt dhe ka qenë personalisht aty,a keni dëgjuar ndonjë fjalë?! Heshtje absolute! Kështu që unë do të thosha se kjo është një njollë vaji, e cila do të hapet shumë më shumë, por nuk do të hapet vetëm për zë gjëri, por do të hapet edhe për së larti në këtë rast dhe e ftoj të mbajë një qëndrim. Kush është qëndrimi i ministrit të Pushtetit Vendor në korrupsionet më të mëdha të mundshme të bashkisë së kryeqytetit? Pra, pushteti vendor, fusha e tij e veprimit. Çfarë pune ka ai tjetër përveç kësaj?! Nuk po e dëgjojmë fare.

Duhet të kemi parasysh që kriminaliteti dhe sidomos ai i organizuar, ka një parim, duhet të punosh në heshtje, duhet të punosh nga poshtë, nuk duhet të ndihesh, nuk duhet të të lakohet emri, nuk duhet të jesh i qartë. Zakonisht njerëzve që u lakohet emri, janë më të parëndësishmit. Të rëndësishmit janë ata, të cilëve emri nuk u lakohet dhe këtu duhet të shkohet."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...