Korrupsioni e krimi/ Shefat e Anti-mafias, Gratieri e Mandoi nxjerrin “lakuriq” Ramën

Hënë, 22 Prill 2024 15:43
Nga Boldnews.al
 

Dy nga ekspertët më të mirë italianë të luftës kundër krimit të organizuar dhe mafias, Nikola Gratieri dhe Francesko Mandoi, kanë nxjerrë lakuriq të gjithë propagandën e qeverisë shqiptare për suksese në luftën kundër korrupsionit.

Gratieri, Prokurori i Anti-Mafias në Napoli dhe në nja shënjestrat kryesore lëvizëse të klanit mafios Ndrangheta, thotë se “mafia shqiptare është e fortë, pasi nis nga një shtet me korrupsion të përhapur gjerësisht”.

Këto komente Gratieri i dha për emisionin “Report”, të publikuar mbrëmjen e së Dielës (21 Prill) në Rai Tre.

Organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë të pasura, të forta dhe të fuqishme. Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe arrin të bashkëveprojë me Ndrangheta-n”, thotë Gratieri.

 
Në foto: Shefi i Anti-mafias së Napolit, Nikola Gratieri

Shefi i Anti-mafias së Napolit vijon më tej me komentet e tij për grupet kriminale shqiptare. “Prej disa vitesh, mafian shqiptare e shohim në Amerikën e Jugut. Ajo është e aftë që të sjellë, në mënyrë autonome, tonelata me kokainë në Itali dhe në Europë”.

Ndërsa Francesko Mandoi, një ish-magjistrat i njohur i Anti-Mafias italiane, i cili gjatë viteve të fundit ka shërbyer si nyje lidhëse mes autoriteteve gjyqësore shqiptare dhe atyre italiane, pranë Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, vë theksin tek një tjetër problem i mprehtë, që lidhet me mënyrën e zbatimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Ka diçka absurd. Kontrolli i magjistratëve nuk bëhet nga Këshillat gjyqësorë dhe prokurorialë. Vetingu i tyre realizohet nga disa trupa, që përdorin informacione policore. Pra, kontrolli i një prokurori vjen nga polici, i cili, në aspektin procedurial, është më poshtë se sa prokurori,”, thotë Mandoi për “Report” në Rai Tre.

Në foto: Ish-prokurori Anti-mafia dhe eksperti Francesko Mandoi

Sipas tij, Reforma në Drejtësi “ka krijuar një presion të madh mbi magjistratët” dhe “qeveria ka zhvilluar gjueti shtrigash ndaj magjistratëve që nuk i pëlqejnë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...