Shkullaku: Erion Veliaj shkon nesër në SPAK dhe pyetet për inceneratorët

Hënë, 29 Prill 2024 22:21

Analisti Armand Shkullaku gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, deklaroi se, Erion Veliaj është thirrur në SPAK për tu pyetur në lidhje me skandalin e madh korruptiv të inceneratorit të Tiranës.

‘Erion Veliaj e ka ditur se do të thërritet në SPAK, e di kush e ka thirrur, për çfarë do të pyetet. Ai është totalisht fals. 

 

Ai nuk mund të pranojë dot që po kryen një akt normal, e thërret drejtësia dhe paraqitet, prap ai thotë se nuk më ka thirrur drejtësia, por po shkoj vetë.

Erion Veliaj është totalisht personazh pa identitet.

Si politikan ai nuk ka bërë asgjë që të jetë reale. Çdo akt publik i Erion Veliajt është fals, i përgatitur, i montuar dhe i transmetuar. Në njeri që nuk ka asnjë akt te vetin politik, nuk mund të presim ne që të japë këtë përgjigjen që po më kanë thirrur.

Por ai nuk e thotë këtë, ai thotë që po shkoj unë të ndihmoj Altin Dumanin.

Erion Veliaj do të pyetet nesër për inceneratorin e Tiranës.

Këtij nuk i thua dot as Lei Fen.

Ky është një specie e re që nuk ngjan as me heroin e komunizmit kinez, as atë të realizmit socialist.

Ky është një specie e re që nuk ka as dinjitet, as personalitet dhe as kurajo të përballet.

Kjo është sjellje e dikujt që nuk e kontrollon dot, por që i del diçka jashtë propagandës së tij’, tha Armand Shkullaku gjatë bisedës në studion e SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...