‘E kanë përzënë nga Kosova’/ Baton Haxhiu i përgjigjet Erion Veliajt

E Enjte, 02 May 2024 21:34

Gazetari Baton Haxhiu i është përgjigjur Erion Veliajt në studion e ‘Çim Peka LIVE’ në lidhje me akuzat e kryebashkiakut të Tiranës, ndaj tij, pasi doli nga SPAK.  

‘Ajo që dua të them është kjo. 

 

Nuk e di a duhet të flas, apo më çfarë gjuhe të flas, përveç se të refuzoj estetikisht çdo fjali të përdorur për një gjë të tillë, për arsye se nuk komentohet një konstatim i përçartë.

Janë tri gjëra që dua ti them.

Më së pari, ai ka një konstatim primitiv, në një botë ku përshembull 3 mln shqiptarë jetojnë vetëm në BE dhe Britani dhe secili nga të tjerët të përdorshin gjuhën e Erion Veliajt, atëherë do të ishte e tmerrshme se sa të forta dhe raciste do të ishin fjalitë.

Nuk ja vlen të komentohet, për arsye se nuk është as gjuhë që përdoret dhe as nuk është e vërtetë në fakte, por nuk dua të lëndoj të tjerët për faktin se qytetarët e Tiranës kanë një kryebashkiak të tillë dhe PS-ja një përfaqësues të tillë.

Është fjalor që ka brenda urrejtje, mos dije, shpifje, pa fakte dhe ndërtim i një rrëfimi që është për të ardhur keq.

Unë e kam bërë një luftë goxha të gjatë në Kosovë për të qenë i lirë, për të ma ndaluar dikush se ku të shkoj, e aq më pak Erion Veliaj.

E unë atë luftë e kam fituar, dhe kur e kam fituar atë luftë me atë armik të fortë, mundesh me marrë me mend se sa i llogaris të tjerët që përdorin të njëjtën gjuhë.

Gjuha ime nuk ka fjali për tu ballafaquar me një gjë të tillë.

Kisha detyrim ndaj fakteve të munguara dhe natyrës raciste të një njeriu që nuk kupton se çfarë është ajo gjuhë dhe udhëheq bashkinë e Tiranës.

Tirana ka aq shumë intelektual, njerëz të cilët e kuptojnë se çfarë është ajo gjuhë.

Çdo njeri do të ishte i ofenduar nëse një kryebashkiak flet një gjë të tillë.

Le të flasin ata të cilët e përjetojnë një njeri që e përfaqëson. Mua asnjëherë s’më ka përfaqësuar dhe refuzoj të flas’, tha Baton Haxhiu në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...