Rama flet si kreu i drejtësisë së re dhe i dërgon një sinjal Veliajt: Nuk lëshoj vetëm djalin tim të vogël

Tuesday, 07 May 2024 13:52
Kryeministri Edi Rama zgjodhi të flasë si kreu i drejtësisë së re sot përpara deputetëve dhe ministrave, duke thënë se është i vendosur të luftojë korrupsionin.
 

Ai tha se kush bën korrupsion, është tradhtar dhe nuk ka lidhje me PS-në. 

 

Në një mesazh indirekt, ai i la të kuptojë Erion Veliajt se nuk ka ndërmend të mbrojë askënd.

“Unë kam pasur detyrën të punojë në 10 vjet me 40 e ca ministra dhe të gjithë ata e kanë dëgjuar prej meje, që prej ditës së parë, se kush lufton për të mirën e përbashkët, më ka në krah në çdo hap edhe kur sulmohet.

Por kush gabon duke kujtuar se do bëjë një rrugë e dy punë, nga njëra anë duke luftuar me mua dhe PS-në për të mirën e përbashkët, dhe nga ana tjetër duke punuar fshehurazi për xhepin, nuk do më ketë në krah as mua dhe as PS. Vetëm avokatin e vet para drejtësisë.

Jo po PS duhet t’i mbajë njerëzit dhe ti nuk duhet t’i lëshosh njerëzit e tu. Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël nga ndonjë shkëmb në det ku do të hidhet.

Por nuk mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige kur vjen ora të thirret. Jo po nuk kam bërë asgjë, më bien në qafë. Nëse nuk ke bërë gjë, nuk të mbaj as unë, as PS, por e vërteta. Prandaj lufto për të vërtetën tënde sepse unë dhe PS nuk bëjmë asnjë koment për çështje që hap SPAK për deputet, kryebashkiak apo ministër,” tha Rama.

"Kush tradhton besimtarë e thjeshtë, kush i tradhton njerëzit e zakonshëm, që secili në këtë sallë i kanë dhënë mandatin e jetës, në parlament apo qeveri, deputet apo ministër, nuk është i yni dhe nuk ka asjë punë me ne.

Nëse fut duart në arkën e shtetit dhe në xhepat e popullit nuk është ne, nuk ka se si të jetë ne dhe nuk ka çfarë kërkon tjetër nga ne veçse përbuzjes.

Është një tradhtar i dyfishtë i popullit shqiptar, por edhe i PS, si një parazit. Kur një parazit zbulohet nga drejtësia e hidhur është që e kishim mes nesh, por lajmi që u zbulua.

Vjen njësoj si tek ju dhe tek unë helmi që hidhet, siç hidheshin minjtë për të helmuar kështjellën.

Cilido që privilegjin për t’i shërbyer këtij vendi e përdor për t’i vjedhur këtij shteti, i dëgjoj kur bërtasin hajdutët e Edi Ramës, ia kapën një drejtor a kryetar bashkie, apo një përgjegjës drejtorie dhe nuk pushojnë. Në shoqërinë ku jetojmë individi është sovran," shtoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...