Biznesi ‘gozhdon’ Ramën: Po na merr frymën me taksat, po falimentojmë

Premte, 27 Prill 2018 12:08

Pas një prezantimi nga Rama, përfaqësues të biznesit të vogël kanë kritikuar Ramën dhe kanë treguar disa shifra që sipas kryeministri janë të pavërteta.

Përfaqësues të biznesit ë vogël e kanë vënë Ramën me shpatulla pas murit, dhe ia kanë thënë në sy se klima e biznesit është shumë e keqe në Shqipëri. Reagimi ishte i ashpër gjatë një takimi që Kryeministri zhvilloi me biznesin e vogël, ku u diskutua për taksën e biznesit të vogël.

“Ne kemi protestuar kemi mbyllur dhe dyqanet se së bashku kemi luftuar në vitin 2013. Ju duhet që të keni kujdes me biznesin, se na thoni jo jeni të këtij apo të atij. Ju lutem largohuni nga biznesi. Në katër vite janë mbyllur 82 mijë biznese. Është e vërtetë, dhe në analizë është se janë mbyllur nga taksat. Ka pasur raste kur një biznes është kontrolluar 16 herë brena një dite. Duhet bërë një projekt, pasi jemi bezdisur nga kontrolle pa asnjë efektivitet. Ne po ta themi në sy duhen rregulluar gjërat, nuk mund të vazhdohet kështu. Klima  për të bërë biznes duhet ndryshuar. Kemi gjoba të shpeshta të majme dhe të kota. Besueshmëria e organeve të administratës me biznesin nuk është aty ku duhet. Por të falënderoj për vetëpunësimin, këtë po ta them që është një arritje e madhe”, tha njëri prej biznesmenëve të vegjël gjatë takimit. /55news.al/

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 12:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...