Foto-galeri/ Mati, Klosi dhe Bulqiza në revoltë: Harresa e qeverisë, kriminale

Premte, 27 Prill 2018 15:48

Qindra banorë të Matit, Klosit dhe Bulqizës janë bashkuar të gjithë në një protestë të mbajtur pak orë më parë. Qindra banorë e kanë bashkuar zërin e tyre të protestës në një reagim të ashpër ndaj harresës së qëllimshme të qeverisë për ta.

Të gjithë bashkë kanë bllokuar për më shumë se një orë aksin kombëtar në zonën e Klosit. Ata garantuan qeverinë se revolta e tyre nuk do të ndalet por do të vazhdojnë t'i kërkojnë llogari kësaj qeverie, e cila jo vetëm rrugë e investime nuk po kryen por e ka lënë vendin në rrugë pa rrugë në procesin e integrimit.

“Varfëria deri në skamje, mungesa e investimeve dhe lënia e infrastrukturës në kushte mizerabël sollën revoltën legjitime të tyre. Mbështetja për ta nga Partia Demokratike do të vijojë gjithmonë pasi duket qartë se qeveria e fasadës vijon talljen me ta.

Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më.

Sot u bllokua për një orë ky aks, e ky është vetëm fillimi.

Beteja jonë për kthimin e syve nga shqiptarët do të vijojë çdo ditë dhe kudo në çdo shesh apo rrugë. Beteja në krah të qytetarëve është betejë për të ardhmen.

Matjanët duhet ta dinë që do të jemi me ta në çdo reagim apo revoltë kundër kësaj qeverie”, shkruan në një status në Facebook, deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi Tyli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...