Kuksianët mbështesin PD: Të rrëzojmë Edi Ramën!

Diel, 29 Prill 2018 11:12

Në Kuvendin Kombëtar të PD-së janë të pranishëm edhe kuksianët të cilët u arrestuar nga kryeministri Edi Rama pasi protestuan kundër taksës për rrugën e Kombit.

Ata janë ulur këmbëkryq, ndërsa njëri prej përfaqësuesve të tyre ka marrë fjalën ku edhe ka treguar tmerrin që kanë përjetuar ata nga policia e Edi Ramës.

“Unë vij nga qyteti i Kukësit, babai 4 fëmijëve, dhe 4 herë gjysh. Kur nuk kam patur precedent penal. Vij nga një qytet që ka treguar vlera të mëdha, kemi pritur vëllezërit tanë kosovarë. Me 31 mars dolëm si të gjithë kuksianët për të protestuar kundër taksës në Rrugën e Kombit. Ne mezi e kemi pritur hapjen e asaj rruge, që të lidhej veriu me jugun dhe Shqipëria me Kosovën. Vërtet shteti ka nevojë për taksa, por duhet të dijë edhe sa mundësi kemi. Edhe pse u provokuam gjata asaj proteste, ne u larguam për në shtëpi. Por në mes të natës na erdhën në shtëpi me maska dhe automatik. Në sy të djalit dhe nuses me vunë prangat në duar. Erdhën gjithë ato forca policore sikur të ishim kriminelë”, u shpreh kuksiani Lulzim Popa.

Fjalën e ka marrë edhe deputeti i PD-së Flamur Noka, i cila tha se Kukësi reagoi dhe është koha që të gjithë shqiptarët të bëjnë të njëjtën gjë.

“Ky zjarr dhe ky pishtar, - tha Noka, -  duhet mbajtur gjallë që të shembim murin e kleptokracisë që ka ngritur Edi Rama me bandën e tij, që t’i japim dërrmën njëherë e mirë këtij krimi të organizuar. Kukësi reagoi, është koha të reagojnë të gjithë shqiptarët. Koha e këtij regjimi kleptokrat po merr fund.”, tha Noka. 

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 11:27

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...