Nga Kuvendi i PD/ Mario David: Negociatat i pengon krimi dhe korrupsioni qeveritar

Diel, 29 Prill 2018 11:31

Sekretari i Përgjithshëm i ‘ Centris Democrat Internatinal’, Mario David, mori fjalën dhe iu drejtua delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së, duke e përgëzuar Partinë Demokratike për rolin e jashtëzakonshëm që ka për Shqipërinë.

David tha se kritikat në korridoret e Brukselit dhe Strasburgut janë për masat e parealizuara në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, madje thuhet se ka lidhje mes trafikut të drogës, armëve dhe vajzave me politikën qeverisëse.

“Shqipëria duhet të jetë një shtet ku sundon ligji, ku të drejtat nuk abuzohen, ku vlerat e BE-së janë plotësisht të ndara nga ju. Këto janë pengesat që mund të bllokojnë rrugën tuaj drejt anëtarësimit”, theksoi David.

“Hapja e negociatave kërkon një qeveri më transparente dhe më të përgjegjshme”, vijoi ai.

David tha se BE ka përballë kohë të reja sfiduese, ne e përsërisim këtë çdo herë, por tani për herë të parë po humbim një shtet anëtar, dikush mund të mendojë se ky mund të jetë fundi i BE-së, por historia na ka treguar se askush nuk është i pakrahasueshëm.

“BE është një projekt ku popujt dhe shtetet vendosin të ndajnë vullnetarisht, pra duke respektuar vullnetin e shteteve dhe qytetarëve. Dhe kjo na çon në udhëkryqin historik ku ndodhet Shqipëria sot”, tha ai.

Davis, referuar progres-raportit të BE-së dhe hapjes së negociatave, u shpreh se të gjitha sondazhet tregojnë se shqiptarët mbështesin ecjen drejt anëtarësisë së BE-së.

“Raporti ka qenë jashtëzakonisht i qartë, duke evidentuar 5 prioritetet që duhen përmbushur. Ne jemi shumë të kënaqur që PD mbështet hapjen e negociatave. Nga një lexim i parë i raportit, ai është shumë pozitiv dhe ne jemi të bindur se qeveria e ka përdorur atë në funksion të propagandës. Por shumica e arritjeve janë kozmetike dhe reformat e vërteta janë ende të pambaruara. U desh një vullnet i mirë nga ana e Komisionit për të rekomanduar hapjen e negociatave”, tha David, duke shtuar se hapja e negociatave varet ekskluzivisht nga vullneti i qeverisë për realizimin e reformave, veçanërisht asaj në drejtësi dhe administratën publike.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...