Basha: Rama i merr vendimet mes alkoolit e argëtimeve të mbrapshta

Diel, 29 Prill 2018 12:30

Kryedemokrati Lulzim Basha në fjalën e tij para qindra demokratëve në Kuvendin Kombëtar dha tre fakte që nënkuptojnë se Edi Rama drejton një qeveri private dhe jo për qytetarët.

Basha ka sjellë në vëmendje protestën e kuksianëve, të cilët u ngritën kundër taksës së vendosur nga Edi Rama për të kaluar në rrugën e Kombit.

Por ata u rrëmbyen në mes të natës, duke u terrorizuar familjet, ndërsa ende vazhdojnë të qëndrojnë në burg edhe 4 prej tyre.

Kreu i PD-së ka folur edhe për Dritan Zaganin, oficerin e policisë, i cili u arrestua dhe më pas u detyruar për të ikur jashtë shtetit, pasi denoncoi lidhjet e Habilajve me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.

Por, kuksianët janë arrestuar dhe mbahen në burg, Zagani është larguar jashtë shtetit, ndërsa Tahiri, për të cilin u provua se është i lidhur me bandat e drogës, jo vetëm që nuk arrestohet por madje shkon edhe në Parlament.

“Kuksianët që ngritën zërin kundër dhunës së qeverisë për mbijetesën e fëmijëve të tyre u rrëmbyen natën nga shtëpitë e tyre dhe sot 4 prej tyre akoma mbahen në burg si kriminelë të rrezikshëm. Dritan Zagani që mbrojti shtetin dhe popullin e tij, që u përball me krimin, që ngriti zërin kundër një qeverie që tradhtoi interesat e popullit të saj u rrëmbye natën vonë nga shtëpia e tij u mbajt në burg dhe sot është i mërguar, i përndjekur nga qeveria që duhet ta mbronte. Kurse Saimir Tahiri, dora e djathtë e Edi Ramës dhe dora mbrojtëse e trafikut të drogës dhe e krimit, i cili e ktheu policinë në organizatë kriminale, sot ka lirinë dhe privilegjet e deputetit. Sepse në këtë regjim edhe drejtësia është Edi Rama”,- u shpreh Basha.

Kreu i PD-së tha se për Ramën nuk ka qeveri, nuk ka parlament, nuk ka institucione, pasi ai vendimet i merr nëpër dreke dhe darka, mes alkoolit dhe argëtimit të mbrapshtë.

“Është ai që vendos se çfarë është provë dhe çfarë nuk është provë. Është ai që vendos se kush duhet të arrestohet dhe kush jo. Është ai që vendos se kush duhet të dënohet dhe kush jo. Nuk është kuvendi, nuk është qeveria, nuk janë institucionet shtetërore që bëjnë politika dhe vendosin politikat e vendit. Është Edi Rama me një grusht klientësh, dhe në ortakëri me krimin. Sot në Shqipëri nuk ka më procese institucionale. Nuk ka më proces politike. Vendimet më të rëndësishme të vendit për politikën, për ekonominë, për të ardhmen e vendit merren në dreka dhe darka private, në lokale luksoze mes alkoolit dhe argëtimit të mbrapshtë”,- thotë Basha.

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 13:22

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...