×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Veliaj rekordmeni i mashtrimeve, e mbushi Tiranën me kioska por... flet për lirim trotuaresh

Hënë, 30 Prill 2018 13:57

Kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit, Erion Veliaj, vijon me talljen e tij publike ndaj qytetarëve të Tiranës.

Pasi e ka “mbjellë” qendrën e qytetit me qindra kioska si në vitet ’90-të, Lali Betoni, ka deklaruar sot se ai gjoja po punon pikërisht për pastrimin e rrugëve dhe lirimin e hapësirave publike.

Nonsensi i tij ka vijuar edhe më tej, kur ka thënë se, çdo ditë, punonjësve të bashkisë u duhet një sforco e madhe për të mbajtur Tiranën pastër dhe për të vendosur rregull në rrugët e qytetit, të cilat shpesh zihen nga tregtarët e fruta-perimeve.

“Çdo ditë ndërmarrjes sonë të pastrimit i duhet të pastrojë trotuaret e të lirojë rrugët. E di që ka njerëz që me të drejtë thonë: po unë ku do shes? Kjo është arsyeja pse Bashkia e Tiranës ka mbi 22 tregje ku mund të shiten fruta-perimet, por ama duhet ta ndajmë: hyrjet e pallateve janë për të banuar, rruga dhe trotuari për të ecur, parku është për të pushuar dhe luajtur, kurse tregu është për të shitur. Nëse ndonjëri nga ju më tregon ndonjë qytet në botë i cili ka lulëzuar dhe pasuruar nga njerëzit që shesin përtokë, ma thoni dhe eja ta bëjmë Tiranën ashtu!”,- deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Nga ana tjetër kryebashkiaku Veliaj, i cilëson si “isterikë” të gjithë ata që e kundërshtojnë, ose i dalin kundër projekteve të tij.

Por jo më larg se dje qendrës së Kryeqytetit ju shtuan dhjetëra kioska të reja për shitje qoftesh, me lejen e vetë kryebashkiakut Veliaj./55neës.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...