Për kritikët, skeptikët dhe “fanatikët”

Hënë, 30 Prill 2018 18:29

Nga Luçiano Boçi

Kuvendi i djeshëm i Partisë Demokratike, deshën nuk deshën kritikët e zemëruar dhe të pazemëruar, ishte një ofertë e pastër bashkuese për të gjithë ata që kritikën e shohin dhe e konsiderojnë si mekanizëm demokratik për të diskutuar dhe dhënë opinione hapur, “në mes të shtëpisë”, pa u keqgjykuar e anatemuar.

Gjithçka me dëshirën dhe angazhimin për të ngritur PD në piedestalin e suksesit.

Shembujt nuk munguan.

Kritika e mirë është si oguri i mirë.

Skeptikët, gjykuesit objektivë të furtunave politike, panë qartazi dhe prekën ngritjen reale të PD.

Basha me fjalën e tij nuk la vend për ekuivok e hezitime. 

PD përgatitet të marrë fatet e vendit në dorë. Starti ka nisur.

Bindja e përhapur tejkaloi sallën e pamjaftueshme të Pallatit.

“Fanatikët”, ata që kanë sakrifikuar dhe flijuar shumë gjëra për PD, tejmbushjen sallën dhe përputhen dje dëshirën me faktin.

Prekën vërtetësinë dhe seriozitetin e një opozite që shpalosi alternativën  dhe moralin politik qytetar.

Më shumë se kushdo ata e ndjejnë që ngritja është e pandalshme.

Prandaj suksesi i këtij Kuvendi nuk ishte vetëm Statuti i ri, por njëkohësisht mbjellja e bindjes e shpresës së re.

Kritikët, skeptikët e “fanatikët” nuk duhet të shkëpusin më zinxhirin e besimit.

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 18:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...