×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

DASH tjetër goditje Ramës: Shqipëria, një shtet që pastron para

Tuesday, 01 May 2018 11:01

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka klasifikuar Shqipërinë në listën e vendeve më të mëdha të pastrimit të parave për vitin 2017.

Në raportin e fundit mbi Strategjinë e kontrollit të narkotikëve, DASH thotë se, Shqipëria mbetet në rrezik domethënës për pastrim parash për shkak të korrupsionit të gjerë dhe institucioneve të dobëta.

“Shqipëria ka një ekonomi të madhe cash dhe informale, me flukse domethënëse parash që hyjnë nga jashtë në formën e remitancave. Burimet kryesore të parasë kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qenieve njerëzore”,- thuhet në raport.

Por çfarë do të thotë klasifikimi në listën e vendeve kryesore të pastrimit të parave?

Sipas Departamentit të Shtetit, në vendet që bëjnë pjesë në këtë liste, institucionet financiare kryejnë transaksione, të cilat përfshijnë shuma domethënëse parash që burojnë nga trafiku i drogës.

“Ndërtimi, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri",- thuhet në raport.

Sipas Departamentit të Shtetit, institucionet shqiptare janë inefektive në luftën kundër pastrimit të parave. Si rezultat paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht.

Shqipëria u rikthye në listën e zezë të pastrimit të parave vitin e kaluar për shkak të rritjes masive të trafikut të drogës dhe parasë kriminale në ekonomi.

Edhe këtë vit Departamenti i Shtetit e ka mbajtur Shqipërinë në të njëjtën listë duke i kërkuar qeverisë të forcojë luftën ndaj pastrimit të parave, dhe të konfiskojë pasuritë e vëna në mënyrë të paligjshme.

Kanë qenë të shumta akuzat ndaj Ramës, se përmes gruas së tij që është aksionere në një nga bankat kryesore në vend, ka pastruar paratë e krimit dhe të drogës.

Po ashtu, edhe pse Rama erdhi me shpatë të madhe pas zgjedhjeve për të mbyllur lotot dhe kazinot, jo vetëm që nuk e bëri një gjë të tillë por se i ka shtuar akoma më shumë.

Dhe siç del nga raporti i DASH, Shqipëria është në listën e vendeve që akuzohen për pastrim parash./55news.al/  

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 15:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...