Llotaria amerikane, deputeti akuzon Ramën

E Enjte, 31 May 2018 22:05

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se fakti që 367 mijë shqiptarë aplikojnë për Lotarinë Amerikane, është “akuza më tragjike për Kryeministrin antipopull”.

 

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI thotë se qytetarët në pamundësi për të jetuar në Shqipëri, po largohen jashtë vendit, duke akuzuar për këtë situatë kreun e qeverisë.

Sakaq, ai u ka bërë apel shqiptarëve që të mos largohen nga vendi, por ta mbrojnë atë.

POSTIMI I PLOTE
Nuk duhet të zhbëhemi.

367 mije shqiptare aplikojne per llotari amerikane akuza me e tragjike per Kryeministrin antipopull.
Qindra mijra shqiptare duan te ikin nga Shqiperia,ndersa shqiptari i lig, qe qeveris vendin e quan me se normale.
Dite e zeze per shqiperine.
Akuze me te tmerrshme se kjo nuk mund te kete. Qindra mijra shqiptare akuzojne direkt kryeministrin.
Kryeministrin e paafte, shpirtthare, mizor, grabitqar, qe e quan normale, qe shqiptaret ikin me mijra e mijra.
Kryeministrin qe urren njerezit e ketij vendi aq sa edhe armiqte me te eger te shqiptareve do ta kishin zili.
Ne qindra mijra, qe ikin jane te gjithe shqiptaret aty, intelektuale,qytetare te zakonshem,njerez te varfer qe iu eshte vrare cdo shprese, te rinj, te reja.
Shqiperia qe shkretohet perdite nga pasuria me e cmueshme e saj qe jane njerezit e saj.
Cdo fjale me shume eshte pa vlere.Te mbrojme njerezit e bukur te vendit tone te bukur nga njeriu i zi. Ky eshte mision per te gjithe.
Nuk duhet të zhbëhemi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...