Tre sallata ideale për të mbajtur Diabetin nën kontroll

Diel, 03 June 2018 09:18

Sallatat mund të konsiderohen shumë mirë si një “minierë ari” për sa i përket ushqyesve që u nevojiten diabetikëve për të ulur sheqerin në gjak.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni tre receta sallatash të shijshme dhe të lehta në përgatitje që u përshtaten më së miri nevojave të diabetikëve.
Sallata me spinaq dhe hudhër:
Përbërësit e sallatës:
6 filxhanë çaji me gjethe të vogla spinaqi
2 thelpinj hudhër të grirë
1 lugë gjelle me uthull të bardhë molle
Çerek luge me piper të zi
Një majë luge çaji me kripë
Qepë e kuqe
Një lugë e gjysmë gjelle me vaj ulliri.
AgroWeb.org sugjeron vaj ekstra të virgjër.
Përgatitja e sallatës:
Hidhini të gjithë përbërësit përveç qepës dhe spinaqit në një tas sallate.
Përziejini mirë me lugë druri dhe më pas shtoni qepën e grirë dhe gjethet e spinaqit.
Përziejini sërish dhe servireni sallatën menjëherë më pas.
Sallata me rrepa dhe kastravecë
Përbërësit e sallatës:
200 gramë kastravecë
Vaj ulliri
90 gramë rrepa të kuq
10 gramë ullinj të zinj
Uthull dhe kripë
Përgatitja e sallatës:
Lajini rrepat e kuq me ujë të bollshëm dhe pritini.
Lajini kastravecat, qërojini dhe më pas pritini në feta të holla rrethore.
Të gjithë përbërësit e mësipërm hidhini në një tas sallate dhe përziejini mirë.
Servireni sallatën menjëherë.
Sallata me kastravecë
Përbërësit e sallatës:
1 kastravec
2 lugë gjelle me fara të pjekura susami
Çerek filxhani kafe me uthull
Një majë luge çaji me kripë
Përgatitja e sallatës:
Lajini dhe qërojini kastravecët.
Prijini për së gjati dhe hiqini farat e tyre duke përdorur një lugë.
Më pas fetat e kastravecave vendosini mbi letrën e kuzhinës për të hequr lagështinë e tepërt.
Në një tas sallate përzieni kripën, uthullën e përbërësit e tjerë dhe në fund shtoni kastravecët bashkë me farat e susamit. Përziejini mirë dhe servireni sallatën menjëherë./AgroWeb.org

Modifikuar më Diel, 03 June 2018 09:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...