×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

E vërtetuar/ Marihuana ndihmon në kurimin e ekzemës

E mërkurë, 06 June 2018 20:13

Marihuana mund të përdoret për trajtimin e simptomave të ndërlidhura me sëmundjet e lëkurës, përfshirë ekzema dhe psoriazis, sipas një studimi të ri. 
Bima Cannabis sativa është e njohur për agjentin psikoaktivi THC, i cili shkakton efekte jo toksike.

Pasi shtetet në të gjithë SHBA-në legalizojnë ose dekriminalizojnë marihuanën, mjekët dhe pacientët po tregojnë interes në rritje për përfitimet shëndetësore të bimës që rrjedhin nga pjesët e saj që nuk shkaktojnë efekte dehëse.

Për marihuanën që do të përdoret në mënyrë topike dhe si një trajtim i mundshëm për çështje që kanë të bëjnë me shëndetin, hulumtuesit po fokusohen në katër agjentë të tjerë, ose kanabinoids, të gjetur në bimë – kanabidiol (CBD), kanabikromene (CBC), kanabigerol (CBG) kanabinol (CBN).

Këta agjentë nuk e bëjnë përdoruesin “të lartë”, por ato mund të shkaktojnë lehtësim nga kushtet e ndryshme mjekësore.

Ekzema është një gjendje, e cila shkakton që lëkura të bëhet e skuqur dhe e thatë. Ajo prek në Britani të Madhe 15 milionë njerëz, sipas AllergyUK. Ka trajtime të shumta për gjendjen, por aktualisht nuk ka shërim.

Por, sipas Asociacionit Nacional për Ekzemë (NEA) një hap i kanabisit para gjumit mund të zbusë dhimbjen nga ekzema.

Ky lehtësim është pjesërisht për shkak të efektit të fuqishëm kundër kancerit, të cilat ndërveprojnë me receptorët në lëkurë – duke minimizuar atributet e përbashkëta të ekzemës, më së shumti kruajtje të shkaktuar nga lëkura e thatë, lirimi i histaminës dhe fibrave nervore shqisore.

Vetitë antiinflamatore të kanabinoidëve të aplikuar kryesisht mund të përmirësojnë ekzemën, ashtu si dhe efektet e tyre antimikrobesh.

Sipas studiuesve në Universitetin e Kolorados, agjenti CBD është veçanërisht i dobishëm në trajtimin e ekzemës ose simptomat që lidhen me gjendjen e lëkurës dhe mund të përdoret si një alternativë natyrore ndaj steroideve të përdorura zakonisht.

Megjithatë, stigmat e qëndrueshme rreth bimës dhe ligjet në fuqi e bëjnë të vështirë për kërkuesit të studiojnë plotësisht efektet e kanabinoidëve në marihuanë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...