×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nuk do ta besoni, por këto ushqime vrasin

E Enjte, 07 June 2018 13:08

Mos u habisni, por disa ushqime që ne i konsumojmë çdo ditë fshehin disa nga helmet më të rrezikshme në tokë. Herës tjetër kur të konsumoni bajame, duhet të mendoheni dy herë. Gjeni më poshtë një listë të ushqimeve që përmbajnë një element të rrezikshëm në çdo kafshatë.

Bajamet e papjekura janë plotë me cianide

E mira: Bajamet në vetvete janë të shijshme. Ato janë të pasura në vitamina dhe minerale, dhe mund të ulin kolesterolin, madje edhe rrezikun për kancer.

E keqja: Përveç alergjisë, bajamet e papjekura (që kanë shije të hidhur) janë plot me cianide. Prandaj është e jashtëligjshme që të shiten bajame të papjekura. Këto fruta të thata i nënshtrohen fillimisht një procesi pasterizimi për të hequr helmin dhe bakteret.

Arrëmyshku mund të shkaktojë halucinacione psikotike

E mira: Arrëmyshku është një erz e lashtë, e përdorur zakonisht e grirë për vetitë ëmbëltuese. Mund të shtohet në kafe, ëmbëlsira, gatime të ndryshme, madje edhe verë. Arrëmyshku ka edhe veti medicinale, lehtëson dhimbjet e muskujve, dhëmbëve dhe të stomakut.

E keqja: Pak arrëmyshk është i shijshëm. Por teprimi me të është i rrezikshëm. Konsumimi i tepërt i kësaj erëze mund të shkaktojë halucinacione.

Bërthamat e qershive janë plot glicoside cianogjenike

E mira: Qershitë në vetvete janë të shijshme. Bërthamat mund të përdoren si burim energjie, për të lehtësuar dhimbje të ndryshme në trup.

E keqja: Bërthamat e qershive përmbajnë glicoside cianogjenike. Një dozë e vogël është e sigurt, por shumë bërthama mund t’ju helmojnë. Efektet fillojnë nga dhimbje koke dhe të vjella, deri tek probleme me veshkat dhe dridhje, deri në vdekje.

Bimët e domates përmbajnë glikoalkoide helmuese

E mira: Domatet mund të gjenden kudo, nga sallatat deri tek hamburgerët. Ato mund të ndihmojnë në trajtimin e tensionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës etj.

E keqja: Rrënjët e domates dhe gjethet përmbajnë glikoalkoloide, një substancë helmuese që shkakton dhimbje koke, stomaku, vështirësi në frymëmarrje dhe humbje të ndjenjave

Farat e mollës janë plot me acid cianogjenik

E mira: Fruti përreth farave është shumë i mirë. Ndërsa farat përmbajnë proteina dhe kalium dhe, nëse jeni të kujdesshëm, mund të përdoren për të luftuar qelizat kancerogjene.

E keqja: Farat e mollës përmbajnë acid cianogjenik. Ashtu si edhe me bërthamat e qershive, faktori helmues baret nga sasia që konsumoni. Teprimi me këto fara mund të shkaktojë dhimbje koke, ankth, probleme me veshkat, deri në humbje të jetës. /Shëndeti/

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 13:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...