×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ekspertët francezë, leksion për nxirje ideale të trupit, pa dëmtuar lëkurën

Premte, 08 June 2018 14:42

Për ata që ngatërrojnë vetënxirësin me kremin mbrojtës, diellin që shkëlqen me lëkurën që digjet, ja një leksion i detajuar për ekspozimin në diell pa e tepruar. Përgjigjet janë dhënë nga dy ekspertë francezë, pr. Daniel Lambert dhe dr. Catherine Laverdet:

Kam edhe shumë pa e mbaruar kremin tim solar të verës së kaluar. A mund ta përdor?

Një tubet i hapur njëherë duhet të konsiderohet si i prishur pasi kalojnë dy muaj. Në kontakt me ajrin, produkti oksidohet dhe nuk përputhet më as me formulën, as me mbrojtjen fillestare. Rrezikoni të digjeni. Në plazh këshillohet ta mbyllni shpejt kremin solar dhe ta fusni në çantë. Përndryshe, rrezikon të prishet brenda një jave.

A është dielli gjithnjë e më i rrezikshëm?

Po, sidomos në vendet pranë Antarktidës si Kili apo Australia, ku vrima e shtresës së ozonit është më e rëndësishme. Në Evropë, megjithëse trashësia e kësaj shtrese është zvogëluar, ajo nuk është zhdukur ende plotësisht. Sa i përket ndjesisë së djegies, ajo shfaqet me moshën. Akumulimi i ekspozimit në diell dhe ndaj rrezeve ultravjollcë e bën delikate lëkurën. Madje edhe fototipi i lëkurës mund të ndryshojë. Mund të kalosh nga një fototipi III (një lëkurë që nxihet normalisht) në një fototipi II (lëkurë që skuqet përpara se të nxihet).

A më mbron vetënxirësi?

Jo. Ai ngjyros në mënyrë artificiale shtresat sipërfaqësore të epidermës dhe nuk ka asnjë efekt mbrojtës. Duhet, pra, që të ekspozoheni duke treguar kujdesin e zakonshëm ditët e para.

A janë treguesit 20 të filtrave mbrojtës me të vërtetë efikasë?

Sipas agjencisë zyrtare të medikamentit, treguesi 20 i korrespondon një mbrojtjeje të fortë. Në të njëjtën kategori hyjnë gjithashtu edhe treguesit 15 dhe 25. Pak ndryshim ka mes të treve dhe ata të gjitha bëjnë të mundur mënjanimin e goditjeve të diellit. Etiketat “ekran total” apo “bllokim dielli” si edhe treguesit 100, 90, 60, janë zhdukur. Ato janë zëvendësuar nga treguesi 50+, të cilit i korrespondon mbrojtja maksimale e rekomanduar për lëkurat që nuk e tolerojnë diellin edhe në rast sëmundjesh të rënduara nga ekspozimi në diell.

Nxihem keq, e kam lëkurën e bardhë. A mund të nxihem apo ky është mision i pamundur?

Fototipet e bardhë dhe të kuq nxihen shumë pak ose aspak. Nuk mund të prarohet me detyrim me një lëkurë e cila nuk është e programuar gjenetikisht për këtë. As kapsulat solare, as ekspozimet e gjata nuk do ta bëjnë melaninën të rritet, pasi ajo në këto raste ekziston në sasi shumë të vogla ose ka cilësi të keqe. Madje është e rrezikshme ta provosh një gjë të tillë.

A mund të nxihesh përpara orës 11 apo pas orës 17?

Në orën shtatë të mëngjesit, sigurisht që jo. Dhe mund të shëtisësh pa mbrojtës, nuk ke pse frikësohesh për asgjë, rrezet e diellit janë shumë të pjerrëta. Ndërsa përpara orës 11 dhe 17 mund të nxihesh, por më ngadalë. Këto janë orët ideale për të përfituar nga dobitë e diellit pa e pësuar nga dëmet e tij.

Duke u plakur, trupi merr njolla të bardha. A është kjo e riparueshme?

Njollat e bardha që shfaqen, sidomos në këmbë dhe në krahë, tregojnë që qelizat janë sulmuar nga rrezet ultra vjollcë. Ato nuk janë të afta të vetëriparohen. Fenomeni është i pakthyeshëm dhe duhet të jetë një sinjal alarmi. Duke filluar nga ky moment, duhet të ekspozoheni më pak dhe të mbroheni më tepër.

Përse disa zona të trupit refuzojnë të nxihen, duke nisur nga një farë moshe?

Prodhimi i melaninës pakësohet me 10 % deri 20 % çdo dhjetë vjet dhe, në të njëjtën kohë, aftësitë e fotombrojtjes së brendshme bien.

A e eviton shfaqjen e njollave marrja e kapsulave solare?

Ato forcojnë mbrojtësit natyrorë të lëkurës dhe favorizojnë shtimin e melaninës. Por, nga ana tjetër, ato nuk e ndalojnë shfaqjen e njollave solare, nëse këto kanë si shkak një mbi ekspozim ose kanë origjinë të trashëguar.

Ku nxihesh më mirë, në rërë apo në ujë?

Rrezatimi është më intensiv në rërë të thatë, që reflekton 15 % deri në 30% të rrezeve ultravjollcë. Në ujë refleksioni varion ndërmjet 5% dhe 10 %. Ndjesia e freskisë që ndihet në një anije nxit ekspozimin për një kohë më të gjatë, pra për të rrezikuar më shumë. Kujdes!

Cili është ndryshimi ndërmjet një qumështi hidratues dhe një kremi pas diellit?

Ndryshe nga një hidratues, një produkt trajtues pas diellit përmban gjithmonë antioksidantë të tipit vitaminë E, qetësues si Aloe vera dhe substanca aktive antiimflamatore. Edhe pse mund t’i kesh marrë të gjitha masat gjatë ekspozimit, lëkura pëson sidoqoftë agresione dhe duhet qetësuar me mjete të vërteta, të cilat nuk i përmban domosdoshmërisht një hidratues klasik.

Për t’u ruajtur nga efektet negative të diellit këshillohet:

– Ekspozimi në diell gjatë kohës së plazhit, për të përmbushur nevojën e organizmit për rrezatim nuk duhet të jetë më i madh se 2 orë në ditë.

– Të eliminohen orët e ekspozimit nga 12.00 deri në 16.00. Gjate këtij orari rrezatimi është shumë i fuqishëm dhe jep efektet e tij negative, si ato të menjëhershme (djegia, tharja e lëkurës) ashtu edhe të mëvonshme (plakja më e shpejtë e lëkurës dhe rritja e rrezikut të kancerit të lëkurës në vitet në vazhdim).

– Përdorimi i kremit mbrojtës ndaj diellit e bën më të mundshme kohëzgjatjen e qëndrimit në diell në bazë të numrit SPF (Sun Protecting Factor), por nuk ka asnjë krem që të sigurojë mbrojtje 100%.

– Kujdesi duhet të vazhdojë edhe pas aplikimit të kremit mbrojtës duke e përsëritur atë pas një intervali prej 3 orësh. Megjithese ka kremra që pretendojnë se e ruajnë efektin e tyre deri në 24 orë, është mirë të respektohet rregulli i lartpërmendur.

– Përdorimi i kapeles edhe syzeve është gjithmonë i këshillueshëm.

– Këshillohet që fëmijët e vegjël nën dy vjeç të mos dalin direkt në diell, por të qëndrojnë nën hijen e çadrës ose nën hijen e pemëve. Të ruhet sidomos për ta edhe orari i ndaluar i ekspozimit në diell.

– Fëmijët nuk duhet të pësojnë djegie nga dielli, pra rekomandohet të shfaqen gradualisht në diell. Çdo djegie nën moshën 18-vjeçare rrit shumë rrezikun e shfaqjes së kancerit në lëkurë në moshë të rritur.

– Në qoftë se vuani nga sëmundje të ndryshme të brendshme, para daljes në diell duhet të këshilloheni me mjekun specialist për efektet e mundshme negative ose pozitive të rrezatimit diellor në sëmundjen tuaj.

– Në qoftë se jeni në moshë të madhe gjithnjë pas konsultës me mjekun, ekspozimi në diell duhet te jetë i moderuar dhe duke zbatuar rregullat e ruajtjes nga rrezatimi diellor.

– Në qoftë se vuani nga sëmundjet e lëkurës duhet të këshilloheni me mjekun dermatolog për efektin e rrezatimit diellor. Disa sëmundje si p.sh. psoriasis përmirësohen nga rrezatimi diellor, në të kundërt nuk lejohet ekspozimi në diell për Lupus eritematodes apo sëmundjet buloze të lëkurës.

– Në qoftë se konstatoni dicka në lëkurën tuaj pas ekspozimit në diell duhet të kërkoni menjëherë ndihmën e mjekut dermatolog, sepse mund të jetë një problem i lehtë pa pasoja, por mund të fshehë edhe probleme më të rëndësishme.

Për t’u ruajtur nga efektet negative të kontaktit të lëkurës me ambjentin e pushimit duhet të kujdesemi sepse gjatë lojrave, ecjeve, shëtitjeve në natyrë ose edhe në rërën e plazhit, mund të kemi kontakt me bimë, insekte, kafshë apo mikrobe, të cilat mund të shkaktojnë probleme në lëkurë.

– Në plazh duhet të eliminohet kontakti i drejtpërdrejtë me rërën apo shezlonet e përdorimit të përgjithshëm. Këshillohet vendosja e një peshqiri në mënyrë që të shmangim marrjen e infeksionvet sidomos sidomos në plazhet jo të pastra.

– Këshillohet përdorimi i shapkave apo i sandaleve të plazhit sepse ato jo vetëm që zvogëlojnë kontaktin me papastërtitë e mundshme, por ruajnë edhe nga mikrotraumatizimet që mund të bëhen burime infkesioni.

– Uji i detit sidomos në plazhet e mëdha bëhet i rrezikshëm në rast se kemi plagë të ndryshme në trup dhe nuk është një faktor që i ”përthan” ato. Kështu uji mund të jetë burim i infeksionit për plagën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...