×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pasi të lexoni këtë shkrim, do e mendoni dy herë frekuentimin e pishinave!

Tuesday, 19 June 2018 15:28

Stina e shumëpritur e verës kërkon një vëmendje më të madhe për kujdesin ndaj shëndetit. Temperaturat e larta ju çojnë drejt destinacioneve të pushimit, det apo mal. Por ka nga ata që zgjedhin edhe frekuentimin e shpeshtë të pishinave. Fakt është, se kjo nuk vjen pa pasoja për shëndetin.

Nëse jeni frekuentues i pishinave apo parqeve ujore duhet të keni parasysh rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit tuaj duke parandaluar infeksionet.

Pavarësisht se pjesa më e madhe e njerëzve besojnë se klori është një dezinfektues shumë i mirë për bakteret dhe arrin të na mbrojë nga kontakti me to, ju sigurojmë se klori nuk arrin t’i zhdukë të gjitha bakteret që ndodhen në ujin e pishinave. Ka baktere sot që janë shumë tolerantë ndaj klorit, të cilët shkaktojnë infeksione të rënda për trupin e njeriut. Një prej këtyre baktereve gjendet dhe në pishina. Gëlltitja e një sasie shumë të vogël nga uji i pishinës që përmban këto baktere në njerëz të caktuar, shkakton sëmundje infektive të rënda.

Bakteret e ujit përhapen duke gëlltitur ujin, si dhe duke pasur kontakt me ujë të kontaminuar; si uji në pishina, liqene apo lumenj, si dhe parqet e lojërave me ujë apo shatërvane. Bakteret e ujit sjellin një sërë problemesh në organizmin e njeriut, si sëmundjet gastrointestinale, sëmundjet e lëkurës, veshit, probleme me frymëmarrjen, sytë, probleme neurologjike etj. Rastet më të shpeshta paraqiten me diarre. Diarreja shkaktohet nga bakteri Cryptosporidium, giardia lambia apo e-coli. Të gjithë njerëzit që notojnë rregullisht apo ata që frekuentojnë pishinat në ditët e verës duhet të kenë parasysh të jenë të kujdesshëm, pasi kanë një rol kryesor në parandalimin e përhapjes së baktereve.

Si shkaktohen infeksionet e ujit?

Njerëzit që frekuentojnë pishinat kur prekin ujin, njëkohësisht prekin edhe bakteret që janë në të. Bakteret në zonën anale sjellin ndotjen e ujit dhe kjo është më e theksuar te personat që vuajnë nga diarreja. Infeksionet e pishinave gjithashtu mund të shkaktohen nga kimikatet në ujë ose kimikatet që avullojnë nga uji dhe shkaktojnë probleme të cilësisë së ajrit.

Cili është roli i klorit në pishina?

Prezenca e klorit në pishina sigurisht që eliminon bakteret që ndodhen në ujë, por koha për t’i zhdukur ato është e ngadaltë. Për të zhdukur bakteret si Crypto ose ndryshe Cryptosporidium që më së shumti gjendet në pishina, kërkojnë kohë më të gjatë për t’u eliminuar. Parazitët e Cryptosporidium janë një nga shkaqet më të zakonshme të diarresë infektive tek njerëzit, sepse ato nuk mund të zhduken lehtë nga klori dhe mund të mbijetojnë deri në 10 ditë në ujë, edhe në ujë të trajtuar sipas standarteve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...