Si ndikon moti në gjendjen shëndetësore dhe emocionale

Premte, 22 June 2018 14:47

Ju jeni hasur shpesh me termin çrregullime emocionale sezonale. Ekspozimi ndaj diellit siguron marrjen e vitaminës D, e cila ndikon në nivelet e hormoneve dhe për këtë arsye ndikon edhe në gjendjen shpirtërore. Në ditët me shi ju ka ndodhur që të qëndroni gjithë ditën në shtëpi të mërzitur nga prishja e planeve për të dalë jashtë. Por ajo që pyesni vërtet veten është nëse moti ndikon apo jo në gjendjen shpirtërore? Hulumtimet kanë treguar se temperaturat e ngrohta dhe ekspozimi në diell luajnë rol pozitiv në gjendjen shpirtërore.

Një raport i publikuar në “Gazetën Britanike të Psikologjisë” thotë se temperaturat e ngrohta ulin ankthin dhe skepticizmin, ndërsa ekspozimi i disa orëve në diell nxit të menduarit në mënyrë pozitive. I njëjti studim tregoi se nivelet e larta të lagështisë dhe shirat e rrëmbyer e bëjnë të vështirë koncentrimin dhe ndikojnë në lodhje dhe përgjumje. Moti dhe alergjia: alergjitë sezonale ndikojnë shumë në gjendjen shpirtërore, sepse ndërpresin gjumin dhe rutinën e përditshme. Moti është një nga faktorët që ka ndikim të drejtpërdrejtë në alergji. Era, shiu, temperaturat ekstreme, lagështira dhe ndotja e ajrit mund ta përkeqësojnë alergjinë. Alergjia është një tjetër faktor që lidhet me motin dhe ndikon në gjendjen e keqe shpirtërore, për shkak të simptomave që ajo sjell.

Nga hulumtimet rezultoi se moti nuk është formues i gjendjes së mirë apo keqe shpirtërore, por ndikon mbi mënyrën se si ndiheni. Moti luan një rol ndikues në shëndetin dhe humorin tuaj. Çrregullimi sezonal emocional: në stinën e dimrit njerëzit priren të jenë më të trishtuar për shkak të kohës. Ata duan të flenë më shumë dhe hanë më tepër seç duhet. Nga raporti thuhet se gratë e vuajnë trishtimin në dimër 3 herë më shumë se meshkujt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...