×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Me këto ushqime luftoni rrudhat

Saturday, 04 August 2018 14:50

Lëkura e bukur dhe plot shkëlqim është diçka që të gjitha gratë e duan. Pavarësisht të gjitha tretmaneve dhe produkteve kozmetikore, shumë harrojnë se një rol të rëndësishëm luan edhe ushqimi dhe stili i shëndetshëm i jetesës. 

Konsumimi i porcioneve më të shpeshta dhe më të pakta dhe ushqimi i shëndetshëm është një nga faktorët kyç që ju të ndihemi më të shëndetshëm dhe më rinor.

Prandaj po ju sjellim disa ushqime që ju ndihmojnë të jeni në formë të mirë dhe të “luftoni” rrudhat, transmeton Klan Kosova.

Arrat, bajamet, lajthitë e të tjera

Sipas Shkollës së Harvardit të Shëndetit Publik, arrat, bajamet, lajthitë e të tjera janë një ushqim i përsosur për të luftuar moshën dhe janë plot me acide yndyrore esenciale omega-3.

Arrat dhe tjerat në përgjithësi ndihmojnë në menaxhimin e niveleve të kolesterolit, përmirësojnë funksionimin e tretjes dhe forcojnë imunitetin për shkak të përmbajtjes së pasur me minerale.

Përveç kësaj, hulumtimi ka zbuluar se edhe pse arrat, bajamet e të tjerat janë një ushqim me kalori të lartë, me shumë yndyrë ato nuk ndikojnë në shtimin e peshës. Kjo është për shkak se këto fruta të thata të mbushin, dhe pas konsumit, njerëzit hanë më pak më pas.

Boronicat dhe manaferrat

Hulumtuesit në Universitetin e Tufts kanë zbuluar se një numër i përbërësve që gjenden në boronica dhe manaferra ndihmojnë në uljen e inflamacioneve. Përveç kësaj, ato shmangin dëmtimin oksidativ për shkak të disavantazheve të lidhura me moshën.

Drithërat

Fibrat, mineralet, vitaminat dhe antioksidantët, vitamina B që gjenden në drithëra mund të parandalojnë sëmundjen si kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Për shkak të shkallës së ngadaltë të tretjes, drithërat janë perfekte për parandalimin e diabetit dhe presionit të lartë të gjakut.

Perimet e gjelbra

Brokoli, lakra jeshile, spinaqi dhe ushqimet e tjera me ngjyrë të gjelbër e mbajnë lëkurën tuaj të hidratuar dhe të shëndetshem. Lëngjet e gjelbra (smoothie) po ashtu janë një mundësi shumë e mirë për të ndihmuar thithjen e lëndëve ushqyese më shpejt.

Megjithatë, sigurohuni që të kufizoni sheqerin dhe frutat me sasi të lartë të sheqerit.

Mishi i viçit

Mishi i viçit është një mënyrë e shkëlqyer për të marrë proteina me cilësi të lartë, të cilat ndihmojnë në ndërtimin e kolagjenit. Doza që preferohet që të konsumohet është dy deri tre herë në javë.

Çokollata e zezë

Konsumimi i çokollatës së zezë nxit qarkullimin e gjakut dhe përmirëson aftësinë e lëkurës për të mbajtur lagështi, përveç uljes së manifestimit të rrudhave dhe ndihmës që lëkura të duket më e re.

Avokado

Avokado është një frut që njihet për vetitë kundër plakjes. Avokado është e pasur me acid folik ose vitaminë B.

Përveç kësaj, avokadot përmbajnë shumë kalium, vitaminë E, duke përfshirë antioksidantë dhe yndyrna të mira.

Mineralet dhe vitaminat në avokado ndikojnë në uljen e nivelit të kolesterolit, tensionin e ulët të gjakut dhe përmirësojnë pamjen e lëkurës.

Ky frut i pasur me folate ndikon gjithashtu me parandalimin e sulmeve në zemër dhe në uljen e rrezikut të osteoporozës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...