×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Sëmundjet që sheroni me frutin e artë të vjeshtës, ftoin

Tuesday, 09 October 2018 16:57

Studime të ndryshme tregojnë se fruti i ftoit ka veti antialergjike dhe se konsumimi i rregullt i tij ndihmon në tretje dhe për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolit dhe presonit në gjak.

Sugjerohet të përfshihet në dietë sidomos nga të prekurit me tuberkuloz, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e syve, anemia, astma, stresi, etj. Receta të ndryshme me bazë ftoin ndihmojnë për shërimin e sëmundjeve të stomakut, zorrëve, kollës, diarresë, etj.

Ftoi, fruti me shumë vitamina

Ftoi është frut vjeshtor, i cili përmban vitaminë B17, e cila ka efekt antikancerogjen.

Ftoi përmban me shumicë vitaminën C, por edhe provitaminën A, vitamina B1 dhe B2, si dhe niacinë. Nga mineralët më së shumti përmban bakër, kalium, kalcium, magnez, natrium, hekur, sulfur dhe klor. Farat e ftoit janë të pasura edhe me yndyra. Aq sa edhe ftoi që është një pemë shëruese, po aq janë edhe farat e gjethet e tij.

Çfarë kuroni me ftonjtë dhe si ta konsumoni?

Ftoi përdoret i freskët apo në formë të kompostos, si reçel, marmelatë, si dhe për t’i dhënë shije (aromë dhe qëndrueshmëri) marmelatës së mollës, dardhës dhe të frutave të tjera. Për qëllime mjekësore përdoren bërthamat e thata, gjethet dhe fruti. Bërthamat në shije të bajameve të hidhura dhe janë pa erë. Bërthamat e ftoit thahen në hije dhe me kujdes që të mos myken.

Duke qenë se ftonjtë kalben lehtë, duhet të mblidhen pak si të gjelbër, pak para disa ditësh së pjekjes së plotë. Të ruhen në vende të thata me ajër.

Ftoi përmban vitamina A dhe C, sheqer, pektinë, acide, kripëra minerale, kalium etj. Është i pasur me lëndë aromatike, të cilat ia shtojnë vlerën, shkruan shije.al. Ftonjtë kanë veti rrudhëse dhe janë përdorur ngahera për këtë qëllim dhe përdoren në mënyrë pozitive kundër diarresë, dizanterisë dhe të vjellave.

Ftoi përdoret për forcimin e organizmit tek të moshuarit, si dhe për forcimin e trupit të dobësuar të personave që kanë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë.

Modifikuar më Tuesday, 09 October 2018 17:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...