Disa këshilla të thjeshta për shëndetin tuaj. Bëni mirë t’i kushtoni vëmendje…

Tuesday, 04 December 2018 16:01

Nëse shqetësohesh për trurin tënd dhe kërkon të kesh një shëndet të mirë mendor, atëherë fillo të flesh për tetë orë gjumë çdo natë. Mos fli më pak, pasi truri yt nuk do të funksionojë siç duhet. Mos u mundo as ta zëvendësosh as gjumin e natës me atë të ditës, pasi nuk kanë të njëjtën vlerë.

Nëse dëshiron të kesh një shikim të mirë për një kohë sa më të gjatë, largohu pajisjeve elektronike. Nëse puna që bën, nuk ta lejon një gjë të tillë, sigurohu të mbash syze mbrojtëse ndaj rrezatimeve të pajisjeve elektronike. Bëj vazhdimisht pushime për të qetësuar sytë.

Nëse do që stomaku yt të funksionojë sa më mirë, mundohu të hash shëndetshëm. Shmangi ushqimet e shpejta, ushqimet e ftohta dhe pijet me gaz. Mundohu të konsumosh sa më shumë fruta, perime të ziera dhe pije freskuese pa gaz (mundësisht lëngje frutash).

Nëse do që mëlçia jote të funksionojë siç duhet përgjatë gjithë jetës tënde, sërish bëj kujdes me ushqimin. Produktet e fast food-eve, ushqimet pikante, ushqimet me shumë yndyrnë e dëmtojnë mëlçinë tuaj, ndaj kujdesuni që t’i shmangni ato nga dieta juaj ushqimore.

Nëse doni të keni një mirëfunksionim të aparatit tuaj urinar, pini sa më shumë ujë gjatë ditës dhe sa më pak gjatë natës, në mënyrë që vëshkat tuaja të funksionojnë siç duhet. Gjithashtu, hani rregullisht qepë e mos e mbani urinën. Mbajtja e urinës rrit rrezikun për infeksione urinare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...