Pastrimi i fytyrës me letra të lagura, flasin dermatologët

Premte, 09 August 2019 19:49

Kur vjen puna te pastrimi i fytyrës, ka një shumëllojshmëri detergjentësh dhe mënyrash. Një prej tyre është edhe përdorimi i letrave të lagura. Ato janë shumë komode sidomos kur jemi në udhëtime apo pas një dite të lodhshme në punë.

Megjithatë duhet të keni disa gjëra parasysh sepse jemi duke folur për pastrimin e fytyrës. Pastrimi më i mirë është pastrimi me sapunë apo me detergjentë të cilët janë të përshtatur sipas llojit të lëkurës suaj. Pastrimi me letra të lagura nuk është i rekomanduar sepse ndonëse heqin pjesën më të madhe të make up-it, nuk mund ta pastrojnë tërësisht fytyrën.

Nëse do të shihni fytyrën ajo nuk është plotësisht e pastër pas pastrimit me letra. Pastruesit e fytyrës dhe letrat e lagura përmbajnë të njëjtët përbërës, por me letrat e lagura ju anashkaloni një hap shumë të rëndësishëm – shpërlarjen me ujë. Për këtë arsye fytyra do të përmbajë akoma papastërti.

Duke mos e shpërlarë fytyrën me ujë, një pjesë e baktereve dhe papastërtive që mbeten në lëkurë bëhen shkak për irritime të mëtejshme. Kjo ndikon në çdo lloj lëkure, sidomos në fytyra me probleme si ato me ekzemë apo me akne. Duke përdorur letrat e lagura ju ushtroni forcë për të pastruar fytyrën, kjo bën që lëkura të irritohet.

Dermatologët këshillojnë që nëse jeni të detyruar t’i përdorni letrat e lagura, sigurohuni që të përdorni disa copë dhe jo vetëm një letër, në mënyrë që të largohet pjesa më e madhe e papastërtive. Menjëherë pas saj shpërlajeni fytyrën me ujë të pastër në mënyrë që të largoni bakteret dhe papastërtitë.

Modifikuar më Premte, 09 August 2019 19:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...