Sekreti për një jetë pa stres: Katër shprehitë e mëngjesit që jua zvogëlojnë ankthin!

Hënë, 11 November 2019 13:50
Për ata që vuajnë nga ankthi, mëngjeset mund të jenë të vështira. Zgjimi nga gjumi për t’u ndjerë menjëherë të shqetësuar dhe të mbushur me panik është ndjenjë që askush nuk e dëshiron. Kjo ju paralizon të shënoni progres qysh në momentin kur zgjoheni nga gjumi dhe ju shkakton probleme gjatë tërë ditës. Sidoqoftë, duke adaptuar shprehi të caktuara të mëngjesit, ju mund ta zvogëloni ankthin në mënyrë që të jeni më efikas gjatë ditës. Këto janë katër shprehi të mëngjesit të cilat ju ndihmojnë ta zvogëloni ankthin. Reflektimi në heshtje Duke i dhuruar vetes pak heshtje në mëngjes, ju mund të bëni shumë mirë sepse ju mundëson ta planifikoni ditën dhe gjithashtu të reflektoheni në ditën e mëparshme. Qartësia dhe energjia janë të fuqishme kur punoni për ta mposhtur ankthin, ndërkaq reflektimi në heshtje ju ndihmon ta arrini atë. Planifikojeni më herët mëngjesin dhe rrobat që do t’i vishni Ankthi konsumon shumë energji mendore, prandaj çdo gjë që ju ndihmon ta ruani atë energji është e vlefshme. Një nga gjërat më të lehta që mund ta bëni është që ta planifikoni më herët shujtën e mëngjesit dhe gardërobën. Kështu e zvogëloni numrin e vendimeve që duhet t’i merrni në mëngjes, duke ju mundësuar të relaksoheni dhe ta filloni ditën më në kontroll. Mos i lexoni lajmet apo rrjetet sociale Ka shumë gjëra të këqija që po ndodhin në botë për momentin. Çdo njeri e din këtë. Është e rëndësishme të jeni në ngjarje me ndodhitë aktuale. Sidoqoftë, nëse e filloni ditën me informacione të tilla, apo çfarëdo tjetër që nuk është pozitive, kjo është e dëmshme për ju. Prandaj, bëjani vetes një favor dhe bëjeni shprehi që në mëngjes ta dëgjoni këngën e preferuar apo ta filloni ditën në heshtje. Pini çaj Çaji i gjelbër është dëshmuar se ju relakson, jua rritë përqendrimin dhe qartësinë dhe jua rritë energjinë për shkak të kafeinës.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...