×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

5 gjëra që mund të zbuloni nga grupi juaj i gjakut

Hënë, 07 May 2018 13:28

Shumë prej nesh nuk është se mendojmë shumë për grupin e gjakut, madje disa as nuk e dinë çfarë grupi gjaku kanë, kur në fakt ai është një element shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë, për të cilin duhet të kemi informacione.

Ka një sërë faktesh të rëndësishme që grupi i gjakut mund të zbulojë për ju dhe shëndetin tuaj, prandaj të paktën të dini se çfarë grupi gjaku keni.

Ka disa studime që tregojnë se grupi i gjakut mund të parashikojë rrezikun për sëmundje të caktuara.

Rreziku për sëmundje të zemrës

Grupi i gjakut mund të parashikojë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Të dhënat sugjerojnë se personat me grup gjaku O janë më pak të rrezikuar që të zhvillojnë sëmundje me zemrën.

Ndërsa personat me grupi gjaku AB janë 23% më të rrezikuar që të vuajnë nga këto sëmundje, e ata me grup gjaku B janë 11% më të rrezikuar. Personat me grup A janë 5% më të rrezikuar se ata me grup 0. Studimet e kanë lidhur grupin e  gjakut AB me inflamacionin, ndërsa grupin A me nivele më të larta të kolesterolit LDL, dy faktorë këta që mund të rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës.

Fertilitet

Gratë me grup gjaku 0 janë më të rrezikuara që të kenë probleme me fertilitetin krahasuar me ato me grupe të tjera gjaku. Studimet kanë treguar se këto gra janë dyfish më të rrezikuara që të kenë shterim të depozitës ovale, që do të thotë më pak vezë dhe më pak mundësi për implantimin e fertilizimit in-vitro. Edhe pse të pasurit të grupit 0 nuk do të thotë medoemos që mund të keni probleme me fertilitetin, flisni me mjekun nëse ju shqetëson ky fakt.

Probleme me kujtesën

Disa pjesë të kujtesës mund të përcaktohen edhe nga grupi i gjakut. Grupi i gjakut AB, për shembull, lidhet më shpesh me zhvillimin e problemeve me kujtesën dhe demencën. Sipas një studimi, njerëzit me grup gjaku AB janë 82% më të rrezikuar që të kenë probleme me aftësitë njohëse krahasuar me njerëzit me grupe të tjera gjaku. Lidhja mund të ketë të bëjë me proteinën që shkakton mpiksje gjaku, që zakonisht gjendet në nivele të larta tek grupi i gjakut AB. Gjithsesi, është e rëndësishme të përmendet fakti se shumë faktorë të tjerë, që nuk kanë lidhje me grupin e gjakut, mund të ndikojnë në zhvillimin e problemeve me kujtesën ose demencën.

Rreziku për goditje në tru

Nëse keni grup gjaku AB, jeni gjithashtu më të rrezikuara nga goditja në tru. Njerëzit me këtë grup gjaku janë më të rrezikuar që të zhvillojnë mpiksje venoze të gjakut. Ata kanë një përqendrim më të lartë të faktorit von Willebrand, që i rrezikon më shumë nga mpiksja e gjakut. Kjo, nga ana tjetër, i bën njerëzit me grup gjaku AB më të rrezikuar që të vuajnë nga probleme të lidhura me goditjen në tru dhe trombozën e venave të thella.

Rreziku për kancer

Të pasurit e grupit të gjakut 0 lidhet gjithashtu me një rrezik më të ulët për zhvillimin e kancerit kolorektal, të stomakut dhe pankreasit, krahasuar me lloje të tjera. Gjithsesi, edhe pse grupi i gjakut nuk mund të parashikojë medoemos rrezikun për kancer, është e rëndësishme t’i dini simptoma dhe të flisni me mjekun për çdo problem që hasni.

Është e rëndësishme të theksojmë se të pasurit e një grupi gjaku të caktuar nuk parashikon me siguri rrezikun e ndonjë sëmundjeje, megjithatë, njohuria mbi grupin e gjakut ju ndihmon të keni informacione paraprake për aspekte të ndryshme në lidhje me shëndetin. /Shëndeti/

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 13:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...