×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mjekët ndalojnë konsumin e sallatës jeshile, mund të sjellë probleme serioze me shëndetin

Hënë, 07 May 2018 20:02

Shënohet viktima e parë si pasojë e shpërthimit të bakterit E.Coli, i gjendur masivisht tek sallata jeshile, ndërkohë që 121 njerëz të tjerë janë infektuar me këtë bakter.

 Emri i viktimës nuk është bërë i ditur, por sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thuhet se ka vdekur në Kaliforni. 

 

Ekspertët këshillojnë shmangien e konsumimit të sallatës jeshile, në rast se nuk ka siguri për prodhimin e saj. 

Bakteri E.Coli mund të gjendet në zorrët si të njeriut ashtu edhe kafshëve, si edhe tek ushqimet dhe në mjedis.

 

Pothuajse të gjitha llojet e këtij bakteri janë të parrezikshme, megjithatë disa prej tyre mund të shkaktojnë dhimbje barku, diarre dhe të vjella.

Të rriturit zakonisht shërohen brenda 1 jave, por ka disa lloje të këtij infeksioni që mund të shkaktojnë probleme më të rënda, sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit, të cilët janë më të rrezikuar që të zhvillojnë probleme me veshkat.

 

“Jeshillëqet, si sallata jeshile, mund të kontaminohen në tokë nga dheu, uji i kontaminuar, kafshët ose mënyra e papërshtatshme e mbjelljes”, thotë Jeff Farber, drejtues i Institutit Kërkimor Kanadet për Sigurinë Ushqimore dhe professor tek Universiteti Guelph në Ontario. 

“Sallata jeshile mund të kontaminohet gjithashtu nga bakteri gjatë dhe pas korrjes, ruajtjes dhe transportimit të produktit”, -shpejgon ai.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 20:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...