×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Si shfaqen mikrobet "shëtitëse" nëpër botë?

E Enjte, 17 May 2018 18:57

Rreth 20 vjet më parë, shkencëtarët filluan të gjenin viruse të ngjashme gjenetikisht në mjedise shumë të ndryshme dhe zona të ndryshme në mbarë botën. Tani ata kanë gjetur një përgjigje për këtë zbulim të tyrin:
Shkretëtira e me thatësirë e Saharës, në fakt është e mbushur me jetë - me jetë mikroskopike. Por këto mikrobe nuk qëndrojnë në rërë.
Miliona lloje virusesh dhe bakteresh, disa prej tyre vdekjeprurëse, shkojnë dhe "fshihen" lart të atmosferë dhe së bashku me copëzat e pluhurit të shkretëtirës, udhëtojnë rreth e rrotull botës.
Një ekip shkencëtarësh nga e gjithë bota, kanë detajuar shpërhapjen e këtyre mikrobeve në një distancë të largët…
"Pra, në se ka disa viruse në Shkretëtirën e Saharës, ato mund të shkojnë deri në Amazonë, për shkak të rrymave atmosferike; ose ka disa viruse nga sipërfaqja e oqeanit që mund të shkojnë deri në Europe…" - thotë ekologia Isabel Reche, e Universitetit të Granadës.
Shkencëtarët ngritën platforma vëzhgimi në malet Sierra Nevada të Spanjës, ku zbuluan se çdo ditë, në një metër katrore depozitoheshin qindra mijëra baktere dhe rreth një miliard viruse.
Ata zbuluan se shumica e viruseve shkonin në ajër nga spërkatjet e detit dhe barteshin nga copëza organike më të lehta, duke u mbajtur pezull në ajër.
Shkencëtarët thonë se viruset qëndrojnë sipër në atmosferë për periudha të gjata kohe para se të kthehen në Tokë përmes shiut dhe stuhive të pluhurit.
“E rëndësishme në punën tonë është se ne zbuluam që numri i viruseve nuk është i vogël, madje është shumë i madh dhe mund të gjenden viruse identike, ose thuajse identike në vende të ndryshme dhe në kushte tepër të ndryshme,"- thotë studiuesja.
Studimi, i publikuar në Revistën e Shoqatës Ndërkombëtare të Ekologjisë së Mikrobeve, ofron prova të mëtejshme për botën tonë sa të ndërlikuar edhe të ndërlidhur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...