Lëpjeta, vlerat unike të barishtes së jetës

E Enjte, 24 May 2018 08:43

Lëpjeta renditet në radhët e barishteve më të shëndetshme për njeriun. Ajo i ngjan shumë spinaqit, jo vetëm në vlera, por edhe në pamje.

Lëpjeta ka gjetur përdorim të gjerë në trevat shqiptare së bashku me spinaqin dhe barishtet e tjera të egra në gatime tradicionale si byreku apo lakrori.
Ajo është e pasur me vitamina A, B9 dhe vitaminë C. Lëpjeta është një burim i pasur i mineraleve si potasi, magnezi, sodium, hekuri dhe kalciumi.

Duke qenë se kjo barishte është e pasur me acid oksalik, ajo mund të mos jetë zgjedhja e duhur për të gjithë, veçanërisht për ata që vuajnë nga reumatizma, gurët në veshka dhe problemet me fshikëzën.
Lëpjeta ka veti të fuqishme pastruese të organizmit dhe konsumimi i tepruar i saj mund të rezultojë në diare.

Lëpjeta mund të mos jetë një barishte që të jep shumë energji, por ajo është shumë e pasur me fibra. Lëpjetën mund ta konsumoni të gjallë ose të thatë.
Përveç gatimeve ju mund ta përdorni atë për të bërë çajra të ngrohtë ose të ftohtë. Disa prej përbërësve biologjikë të lëpjetës janë efikasë në trajtimin dhe parandalimin e tensionit të lartë, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.
Lexoni më poshtë listën e përgatitur nga AgroWeb mbi përfitimet që ofron lëpjeta për shëndetin.

Tensioni i lartë
Ekspertët rekomandojnë pirjen e çajit të lëpjetës për të ulur tensionin e gjakut, veçanërisht tek pacientët që vuajnë edhe nga diabeti i tipit-2.
Studimet kanë treguar që nëse pini dy ose tre filxhanë çaj lëpjete në ditë do të arrini të ulni nivelin e tensionit të gjakut në mënyrë të ndjeshme.
Shkencëtarët kanë identifikuar elementin përgjegjës që arrin të ulë tensionin e lartë të gjakut. Bëhet fjalë për anthocianinën që gjendet në sasi të larta tek kjo barishte plot vlera.

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 09:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...