×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nga lodhja kronike tek gurët në veshka, ja simptomat që tregojnë se nuk po merrni mjaftueshëm kalium

Hënë, 28 May 2018 21:29

Kur mendon për lëndët ushqyese që i nevojiten trupit, me siguri që kaliumi nuk përfshihet, por që duhet. Pjesa më e madhe e kaliumit në trup shkon tek qelizat, ku ndihmon në komunikimin mes nervave dhe muskujve, transportimin e lëndëve të tjera ushqyese, funksionimin si duhet të veshkave dhe parandalimin e rritjes së niveleve të kripërave minerale. Nuk do të keni mungesë të kaliumit nëse konsumoni shumë fruta dhe perime, edhe pse shumë njerëz nuk konsumojnë mjaftueshëm ushqime të papërpunuara, ku dozat e kaliumit janë shumë të larta.
Mungesa e kaliumit është vërtet vdekjeprurëse. Njerëzit që kanë mungesë kronike përballen me probleme të rrezikshme kardiovaskulare. Mungesa është më e zakonshme tek njerëzit që e humbasin shpejt kaliumin nëpërmjet urinës ose jashtëqitjes, si ata që abuzojnë me laksativët dhe diuretikës, ose kanë çrregullime gastrointestinale, diabet të pakontrolluar ose diarre. Djersitja e tepërt bën gjithashtu që ta nxirrni shpejt kaliumin nga trupi.

Nga plogështia dhe lodhja deri tek ngërçet muskulore, ja cilat janë 6 simptomat që paralajmërojnë për mungesë të kaliumit:

1. Keni rrahje të çrregullta zemre: Nga e moderuar deri kronike, mungesa në kalium mund të shkaktojë aritmi kardiake ose rrahje të çrregullta zemre, sidomos nëse jeni tashmë në rrezik të lartë nga sëmundjet e zemrës. Studimet kanë treguar se 7-17% e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare vuajnë nga hypokalemia. Kjo për shkak të ndikimit tek kontraktimi muskulore dhe si pasojë edhe tek funksioni i zemrës. Nëse ndieni rrahje të shpejta zemre apo luhatje, duhet të flisni me mjekun. Rrahjet e çrregullta të zemrës mund të jenë shumë të rrezikshme dhe mund të çojnë në arrest kardiak që mund të jetë fatale.

2. Keni tension të lartë të gjakut: Kaliumi dhe sodiumi janë të balancuara në trup. Ka të dhëna që tregojë se nëse nivelet e sodiumit janë shumë të larta dhe nivelet e kaliumit janë shumë të ulëta, mund të shkaktojnë luhatje të tensionit të gjakut, duke rritur rrezikun për goditje në tru. Kur konsumoni shumë ushqime të kripura, keni presion të lartë në enët e gjakut. Por, duke qenë se kaliumi ndihmon në nxjerrjen jashtë të mbetjeve, mund të parandalojë disa nga efektet dëmtuese në zemër të kripës së tepërt. Kaliumi mund të relaksojë gjithashtu enët e gjakut, duke ndihmuar kështu edhe në uljen e tensionit të gjakut.

3. Keni gurë në veshka: Gurët në veshka janë masa të forta të mineraleve që formohen brenda veshkave. Kalimi i tyre nëpërmjet urinës mund të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme, megjithatë nuk shkaktojnë shumë probleme nëse i diagnostikoni dhe trajtoni në kojë. Një studim i kryer tek më shumë se 90 mijë gra të moshës 34-59 vjeç ka zbuluar se ato kishin 35% më pak rrezik që të zhvillonin gurë në veshka pasi ndoqën një dietë me më shumë se 4,099 miligramë kalium në ditë, krahasuar me gratë që morën më pak se 2,407 miligramë. Gurët që përmbajnë kalcium janë lloji më i përhapur, dhe duke qenë se kaliumi ndihmon në nxjerrjen e tepërt të kalciumit nëpërmjet urinës, mosmarrja mjaftueshëm mund të shkaktojë zhvillim të tyre.

4. Ndiheni të plogësht dhe të lodhur: Ka një sërë faktorësh që mund të shkaktojnë rënie të nivele të energjisë, si dehidratimi, ilaçet ose edhe gjendje të caktuara shëndetësore. Por, nëse keni fjetur mjaftueshëm dhe përsëri ndiheni të dobët, plogësht dhe të përgjumur gjatë gjithashtu ditës, duhet të kontrolloni dietën për të parë nëse po merrni mjaftueshëm kalium.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...