×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Një këngë 19 minuta e gjatë!

Tuesday, 24 July 2018 15:52

 “E pranoj” duket se po i sjell probleme. R Kelly i përgjigjet kritikave dhe akuzave, pak orë pasi publikoi këngën e tij më të re, “e pranoj” ku për plot 19 minuta, ai pranon gabimet që ka bërë në të kaluarën e tij, por ka hedhur poshtë çdo akuzë në lidhje me ngacmime seksuale apo pedofili.

Ai thotë se pranon që ka tradhtuar çdo femër të jetës së tij, por kurrë nuk ka arritur të prekë me dorë një fëmijë apo të kryejë veprime të turpshme me ta. Përgjigja vjen pas investigimeve të rrjetit BBC.

“Nuk i kam respektuar këto femra. Merreni karrierën time dhe kthejeni përmbys sepse prej saj kam arritur të kem shumë femra” lexohet ndër rreshtat e tekstit. Më pas këngëtari I famshëm I R&B, flet për çmenduritë që i është dashur të dëgjojë ndër vite, kur e kanë quajtur vazhdimisht një pedofil. Sot 51 vjeç, ai thotë se ka qenë mjaftueshëm tradhtar dhe kërkon falje për ato që I quan shqisa mashkullore. R Kelly pranon edhe abuzimin ndër vite me alkoolin por për këtë, barrën e fajit ja lë famës dhe thotë se vetëm zoti mund t’ja mbyllë gojën.

R Kelly është këngëtari që të paktën 10 vitet e fundit është përballur pafundësisht me akuza të njëpasnjëshme për abuzime seksuale me të mitur apo marrëdhënie seksuale me dhunë edhe me femra madhore.

BBC publikoi një dokumentar, gjatë të cilit dolën në dritë akuza të reja nga ish të dashurat e tij. por përfaqësuesi ligjor i Kellyt paralajmëroi betejë të fortë të ligjore, duke mohuar çdo akuzë. Në fund të këngës pranoj, R Kelly thotë se kurrë nuk e kishte imagjinuar se si një artist I madh si ai, do të përfundonte të ishte kaq i përçmuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...