×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Stresi dhe Kejsi rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë!

Tuesday, 24 July 2018 20:15

Disa muaj më parë reperi i njohur Stresi dha lajmin e bukur se ai dhe partnerja e tij Keisi u fejuan. Madje ai shtoi se shumë shpejt do të organizonin edhe dasmën. Ata janë ‘’martuar’’ tashmë, pa propozim por duke ndjekur traditat shqiptare me familjen.

“Nuk kam dashur kurrë të më ulet në gjunjë dhe të më bëjë një propozim, sepse do të sikletosesha. Kemi vendosur shumë thjeshtë. Duke biseduar me familjet tona menduam për planet për njëri-tjetrin dhe vendosëm, pastaj ndamë datën. Shkëmbyem nishanet dhe ndoqëm të gjitha traditat e tjera shqiptare. U veshëm thjesht, mblodhëm njerëzit më të afërt dhe aq ishte. Celebrimi ishte siç doja unë ndërsa dasma do jetë sipas Stresit, siç do ai, e madhe.”- u shpreh Kejsi për revistën “Who”.

Por si dhe ku u njohën Kejsi dhe Stresi?

who

“Ka nisur në lagje përpara 3 vitesh e gjysmë. Unë njihja mamin e Kejsit nëpërmjet vëllait tim, iu prezantova asaj si djali i vogël i familjes. Pak më vonë kaluan Kejsi dhe motra e saj, por unë nuk i kushtova shumë rëndësi. Ditën tjetër mami Kejsit më kërkoi të bëjmë një foto bashkë dhe unë pranova, pasi mbaroi tha që donin edhe vajzat foto, por ato ikën.Ishte këmbëngulja e fillimit, doja patjetër ta takoja. Kur u takuam unë prita që të ishte një përshëndetje e thjeshtë meqë kishim folur vetëm në ‘Instagram, tor Kejsi m’u hodh në qafë.” – tha reperi shqiptar.

 “ Mos e ekzagjero (qesh). Çështja ishte që ne flisnim 24 orë dhe unë nuk mund t’i rrija me turinj. Unë po ecja para dhe kur arrita te shkallët, siç isha u ktheva dhe i hapa krahët. Ky u çudit shumë, dukej që nuk e priste”. – tregoi Kejsi.

Askush se dinte që kënga ‘Femër prej Shqipërie’ e Stresit, i kushtohet Kejsit edhe përse në atë kohë çifti nuk komunikonte me njëri – tjetrin.

“Ja kam kushtuar, është kënga. Kur e nxora i thashë ta gëzosh. Madje në atë kohë nuk flisnim fare, më kishte bërë ‘block’ në çdo rrjet social dhe gjithçka. Në ‘Instagram’ kemi vendosur të mos e ndjekim njëri-tjetrin, ajo mund të ma shohë në 100 mënyra, unë e kam më të vështirë.” – tregoi Stresi.

Për të gjithë fansat e Stresit kemi një lajm të keq! Reperi shqiptar ka vendosur të heqë dorë nga muzika, për t’iu përkushtuar tërësisht familjes.

“Plani im për karrierën është ta mbyll me një album që do i bëj të gjithë të qajnë. Do tregojë prapaskenat e reperave, do tregoj gjithçka që njerëzit nuk dinë, çdo gjë të ‘neveritshme’ që ata kanë bërë, nëpërmjet tekstit të këngës. Unë nuk kam qenë këngëtar, por misionar në muzikë.” – tha Stresi, duke konfirmuar se së shpejti do të shpërngulet tërësisht nga Shqipëria./Revista Who..

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...