Fotogaleria/ Kalendari i Pirellit, yjet pozojnë për 2019-ën

E Enjte, 26 July 2018 14:00

Pirelli e ka gati kalendarin për vitin 2019, realizuar mjeshtërisht nga Albert Watson. Gigi Hadid, Misty Copeland, Laetitia Casta dhe Julia Garner janë yjet e përzgjedhur për të pozuar, njësoj si për rolin e një ylli kinematografie.

Është hera e parë që britaniku Watson, i punësuar i revistës prestigjoze “Vogue” realizon një kalendar të tillë. Kalendari i Pirellit është i njohur botërisht për ekskluzivitetin e tij vit pas viti dhe i dhurohet klientëve dhe personazheve të famshëm.

Watson, lindur në Skoci në vitin 1942, ka krijuar disa nga fotografitë ikonë dhe portretet më të famshme të Steve Jobs dhe Alfred Hitchcock.

Fotografitë e tij i kanë siguruar të ardhura marramendëse revistave Harper’s Bazaar, Time dhe Rolling Stone si dhe për brendet më me emër si Prada, Channel, Levis dhe Revlon. Fotografitë për Pirellin janë realizuar për më shumë se 10 ditë në muajin prill, në Miami dhe Nju Jork. Për herë të parë, kalendari i Pirellit është publikuar në vitin 1963.

Aktorja Julia Garner luan rolin e një fotografeje në një kopsht botanik, e cila aspiron të realizojë portrete. Bashkë me të në foto shfaqet edhe Astrid Eika. Gigi Hadid luan rolin e një gruaje të suksesshme, në krah të saj shfaqet stilisti Akeksandër Wang. Fotot e bukuroshesh janë realizuar në Nju Jork. Tema e këtij kalendari, ideuar nga redaktori i “Vogue”, Edward Enninful është “Liza në Botën e Çudirave”. /Top Channel/

Modifikuar më E Enjte, 26 July 2018 15:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...