×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Fansja i rrëfen si humbi virgjërinë mes paragjykimeve, Aulona Musta revoltohet dhe I publikon bisedën

E Enjte, 13 September 2018 15:07

Ditën e sotme, moderatorja Aulona Musta ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve me një foto të publikuar në profilin e saj në Instagram. Ajo kishte postuar mesazhet mes saj dhe një fanseje, e cila i rrëfente për herën e saj të parë dhe ndjesitë për këtë eksperiencë të re.

“Çkemi Aulona. Mundohem gjithmonë të jem mendjehapur por në këtë vend injorant nuk mundesh që për 1 sekond të mos ndihesh keq me veten. Jam 22-vjeç, kam një të dashur dhe është hera e parë që kryej marrëdhënie. Në atë moment që ndodhi proçesi vetëm qaja, nuk munda dot ta kontrolloja veten. Tani ndihem shumë keq, mendoj sikur gjithë bota e di dhe mua nuk do të më dojë askush më nqs nuk përfundoj me këtë të dashur. Tani vetëm e bluaj me veten, nuk mund të jem e qetë për asnjë moment.”– ka treguar ndjekësja.

Ky mesazh e ka revoltuar Aulonën, e cila nëpërmjet një mesazhi të fortë për të gjithë ndjekësit, i është përgjigjur vajzës që i kishte rrëfyer eksperiencën e saj.

“Ja çfare i kane bere dhe vazhdojne t’i bejne vajzave ne kete vend…ja si i rrisin me trauma, me komplekse, paragjykime, percmim per veten. Ja se si i dhunojne psikologjikisht dhe shpirterisht, si i bejne te ndihen ne faj per gjerat qe bejne, edhe pse ato jane gjerat me normale ne bote. E bejne kete sepse eshte e vetmja menyre per t’i mbajtur te nenshtruara!

Nese e meson dhe rrit nje vajze me idene qe seksi eshte turp, se seksi me me shume se nje mashkull eshte turp, se kush nuk martohet me ate mashkull me te cilin ka humbur virgjerine, ajo eshte femer pa moral, ajo eshte kurve, atehere eshte krijuar territori i duhur per te patur prane vetes nje skllave, nje grua te nenshtruar te ciles t’i mund tja permendesh “moralin” dhe “kurverine” sa here te vish tap ne shtepi, apo te kesh lene leket ne lloto, duke e bere te ndihet sikur i ke bere nder pse e ke “marr per nuse”.

Kjo vajze ne vend t’i gezohet eksperiences se pare seksuale, me nje djale qe e do, vuan ate qe mendon se mund te ndodhe me pas. Vuan gjykimet e nje shoqerie me mendesi prapanike qe vajzat vazhdon ti gjykoje nga dy milimetra cipe, ne vend t’i shohe, vleresoje, e dashuroje per gjithe cfare kane brenda vetes.  Kjo eshte e turpshme dhe e dhimbshme!”– ka shkruar Aulona në postim.

aulonaa

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...