×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Si është të jesh babai i një vajze, Eno Popi ka përkufizimin më të bukur për të bijën

E mërkurë, 31 October 2018 16:52

Liv erdhi në jetë në muajin Maj të këtij viti, me misionin për t'i ndryshuar tërësisht jetën prindërve të saj, Eno Popit dhe Atena Palit. Ata vendosën që ta lindnin vajzën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që moderatori i njohur shqiptar nuk u shkëput për asnjë moment nga angazhimet e tij në Top Channel. Prej ditës kur e bija erdhi në shtëpi, babi Eno e ka shijuar plotësisht çdo moment të qëndrimit me të, por është treguar shpesh i rezervuar në deklaratat e tij publike për prindërimin.

Ndoshta, këtë herë arsyet kanë qenë të nxitura nga ftuarat në emisionin që ai moderon "Dilema", që edhe ai të shprehet për faktin e të qenit baba i një vajze. Në një nga puntatat e fundit të "Dilema", një nga pjesëmarrësit kishte marrë të bijën me vete dhe natyrshëm që kjo e afroi prezantuesin edhe më shumë me figurën e tij si prind i ri dhe si baba i një vajze.

Në këtë moment ka qenë Eno që i kërkoi konkurrentes që t'i sugjeronte disa filma me princa dhe princesha sepse i duhen për Liv. Ndërkohë, që dha përkufizimin më të bukur për të bijën: "Vajzat janë sherbet", u shpreh ai.

Dhe ka të drejtë apo jo? Kush ka vajza të ngrejë dorën tani!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...