Mbretëresha vazhdon inatin me Meghan dhe Harry-n

Hënë, 24 February 2020 17:50

Ndërkohë që Princi Harry dhe Meghan Markle ende janë duke u përpjekur që të gjejnë mënyrën e duhur për t’u larguar tërësisht nga jeta mbretërore apo për të gjetur se çfarë titujsh do të mbajnë në të ardhmen, duket se Mbretëreshës i është sosur durimi me ta dhe nuk do më që të flitet për “arratisjen” e tyre nga monarkia.

Sipas asaj që raportohet nga “Vanity Fair”, Mbretëresha është ende e mërzitur nga vendimi i çiftit. Megjithatë, sipas një burimi të afërt me familjen mbretërore, ajo nuk flet më për këtë çeshtje. Për Elizabeth, është diçka që dëmton monarkinë dhe në nivel personal është diçka që e trishton. Në këtë pikë, ajo nuk do të flasë apo të mendojë më për ta, thjesht do të që të vendosin çfarë do të bëjnë dhe të largohen.

Në fakt, edhe pse duket se ajo tani është duke i “përjashtuar” nga monarkia, Mbretëresha është vlerësuar për mënyrën si e ka përballuar gjithë situatën, sidomos për mos lejimin e përdorjes së titujve si “Dukët e Sussex”, në mënyrë që të mos përfitojnë nga familja mbretërore.

Modifikuar më Hënë, 24 February 2020 18:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...