“Nuk kam fjetur asnjë minutë”- Koronavirusi i shkakton humbje të mëdha Madonnës, 3 miqtë e saj vdesin brenda 24 orëve nga COVID-19

Saturday, 11 Prill 2020 10:15

Madonna ka pësuar tre humbje nga koronavirusi. Bëhet fjalë për tre shokë të saj që janë ndarë nga jeta për shkak të pandemisë globale.
Këngëtarja foli hapur rreth përjetimit të këtyre sëmundjeve me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale ndërsa qëndron në karantinë.

Në videon e çuditshme, Madonna shihet e ulur në një tavolinë në një dhomë të errët dhe shtyp në një makinë shkrimi ndërsa muzika kitare luan në sfond.

“Ne nuk mund të kemi gjithmonë ditë të mira… Nuk kam fjetur natën e kaluar, asnjë minutë dhe sot nuk isha mirë,”- tha ajo.

Ndërsa shtoi: “Masa e dhimbjes sime ishte 10 dhe kur është 10 unë vetëm duhet, dua të dal, duhet të dal nga trupi im.”
Ikona e popit foli më pas për humbjet e saj në 24 orët e fundit, që përfshinin kushëririn e saj, vëllain e rojes së saj të sigurisë dhe producentin muzikor Orlando Puerta, që punoi me shumë këngë të Madonnas.
“Sot nuk ishte një ditë e mirë,”– u shpreh këngëtarja.

Madonna raportohet se po qëndron në Londër. Javën e kaluar njoftoi se iu ishte bashkuar Bill dhe Melinda Gates në punën e tyre për të gjetur një kurë për COVID-19.

Modifikuar më Saturday, 11 Prill 2020 10:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...