Në Rusi është duke u luajtur ndeshja midis Belgjikës dhe Tunizis dhe deri më tani nga të dyja skuadrat janë realizuar 5 gola.
Kjo ndeshje që në minutat e para pati një fillim të furishëm dhe kjo energji po vazhdon ende me gola të njëpasnjëshëm.
Belgët janë ata të cilët kanë sunduar pothuajse totalisht fushën e blerët me 4 gola deri në këto momente ndërsa tunizianët kanë arritur të depërtojnë vetëm njëherë në rrjetën e belgëve.
Autorët e golave për ekipin e Belgjikës janë Eden Hazard në minutën e 7.
Romelo Lukaku do të shënonte golin e dytë për belgët në minutën e 16-ë.
Do të ishte po Lukaku autori i golit të tretë për belgët dhe i golit të dytë për veten e tij në minutat shtesë të pjesës së parë.
Kjo furi golash do të pasohej nga Eden Hazard i cili 4-fishoi rezultatin për ekipin dhe dyfishoi atë të tijin në minutën e 51-të.
Nga ana tjetër autori i golit të vetëm për Tunizinë është Dylann Bronn, i cili shënoi në minutën e 18.
Kjo ndeshe është nga ato ku skuadra më e fortë mban dominimin gjatë gjithë kohës që ka në dispozicion për të luajtur, por deri në fund nuk dihet sesa mund të shkoj rezultati, ndaj vazhdoni ta ndiqni.