Sulmuesi i Rusisë: Ndaj Spanjës për fitore deri në vdekje

Diel, 01 July 2018 13:34

I bindur se do të ketë 65 mijë vetë që do ta mbështestin gjatë gjithë kohës, sulmuesi i kombëtares së Rusisë, Artem Dzyuba kërkon të karikojë kombëtaren e tij në ndeshjen ndaj Spanjës, e vlefshme për 1/8 e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Duke folur për këtë përballje delikate ndaj iberikëve, ai shprehet: “Secili prej nesh duhet të japë jetën në fushën e lojës në këtë sfidë. Për 90 minuta, 95, 100 për aq kohë sa të zgjasë ndeshja ne do të japim maksimumin për të fituar”.

“Duhet të bëjmë të pamundurën për ta fituar këtë sfidë dhe për të shkuar në çerekfinale. Duhet të mbajmë lart shpirtin e skuadrës. E bukura e futbollit është se çdo ekip mund të triumfojë, ndaj çdo rivali. Nëse japim më të mirën dhe japim 200% në fushë, atëherë mund të hyjmë në historinë e sportit tonë. Përballë kemi Spanjën, por ne do të kemi mbështetjen e një publiku të tërë, ndaj nuk duhet të zhgënjejnë askënd”, tha sulmuesi Artem Dzyuba.

Modifikuar më Diel, 01 July 2018 13:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...