Federata përgjigjet në vend të Xhakës, ndalohen pyetjet për “shqiponjën"

Hënë, 02 July 2018 17:54

Jemi shumë pak para përballjes mes Zvicrës dhe Suedisë që do të vendos se kush do të vazhdojë më tej këtë kompeticion dhe provokimet janë mëse normale.

Mbrojtësi suedez Lustig në deklaratë para ndeshjes tha se dëshironte që Granit Xhaka të largohej nga fusha me karton të kuq, por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e lojtarit me origjinë nga Kosova.

“Nuk është ndeshja ime e parë dhe provokimet janë të zakonshme në duele si këto. Kam mësuar nga gabimet e së kaluarës”, tha Xhaka.

Gazetarët e pyetën Xhakën nëse do të festonte sërish me shqiponjë në rast të një goli eventual, por futbollisti i Arsenalit u mundua ta kalonte këtë pyetje.

Ndërkohë Federata e Futbollit të Zvicrës nëpërmjet një përfaqësuesi të saj ndërhyri më pas në konferencën e shtypit duke thënë se do të lejoheshin vetëm pyetje në lidhje me ndeshjen. Këtu Xhaka u pyet mbi penalltinë e humbur në Europian ndaj Polonisë.

“Mund të fle normalisht edhe duke menduar këtë. Do të synojmë të mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave por nëse çështja e kualifikimit do të vendoset me 11-metërsha, do jem nga të parët që do të marr përgjegjësinë, gjithmonë nëse ma lejon trajneri”, u shpreh futbollisti.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u bënë objekt i hetimit të FIFA-s për festën me shqiponjë pas golave ndaj Serbisë në fazën e grupeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...