Lëvizja e bujshme, Juventusi qindra milionë për Cristiano Ronaldos

Tuesday, 03 July 2018 11:32

Ëndrrat mund të bëhen realitet dhe Juventusi po bën gjithçka për t’i rrëmbyer Realit të Madridit, asin portugez Cristiano Ronaldo.

Ajo që deri para pak ditësh mund të konsiderohej thjesht si një zhurmë merkatoje, po transformohet pak nga pak në një përpjekje të vërtetë, edhe pse fundi nuk i dihet. Agnelli dhe Marotta po punojnë për të sjellë në Torino superyllin portugez. Kalimi do të ishte i çmendur, sikurse edhe shifrat që përmenden momentalisht.

Juve duket e gatshme t’u ofrojë madrilenëve 100 milionë për shërbimet e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, ndërsa këtij të fundit i garanton një pagë prej 120 milionë eurosh për 4 vite kontratë. Shifra mund të konsiderohet e ekzagjeruar, por ëndrra e Juventusit mbetet si përherë fitimi i Champions League, e kush më mirë sesa CR7 mund të ndihmojë në kauzën e bardhezinjve?

Gjërat janë ende në pritje të konkretizimeve, por pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori dhe pas sinjaleve të Ronaldos për largim nga Madridi pas fitimit të Championsit, duket se do të ketë zhvillime.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...