Transplanti ilegal i mëlçisë, Abidal: Ndihem i shqetësuar dhe i trishtuar

E mërkurë, 04 July 2018 19:13

Mediat spanjolle kanë shkruar ditën e sotme se ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, i cili po vuan një dënim për shkak të korrupsionit, ka blerë në mënyrë ilegale një mëlçi për ish-futbollistin Eric Abidal, i diagnostikuar me kancer në mëlçi në vitin 2011.

Lajm ky i cili ka nxitur reagimin e vetë francezit, i cili aktualisht mbulon pozicionin e drejtorit sportiv te Barcelona. Abidal me anë të rrjeteve sociale mohon lajmin duke thënë se ndihet i trishtuar për atë se çfarë është shkruar.

“Ndihem i detyruar të komunikoj shqetësimin dhe trishtimin tim për lajmin e sotëm për një transplantin e mëlçisë që aludohet se është bërë në mënyrë të kundërligjshme. Për respektin që kam për familjen time, stafin mjekësor dhe të gjithë ata që kanë provuar diçka të tillë, do doja të kërkoja falje për përmbajtjen aspak dinjitoze të lajmeve të sotme.

Kushëriri im Zherard ka dhuruar mëlçinë e tij për të shpëtuar jetën time dhe i jam vërtet mirënjohës. Procedurat dhe protokollet janë ndjekur tërë kohën dhe ekziston i gjithë dokumentacioni për ta provuar”.

melcise

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...