Basti i çmendur mes Ibrahimoviçit dhe Beckhamit për ndeshjen Angli - Suedi

Saturday, 07 July 2018 11:42

Suedezi Zlatan Ibrahimovic dhe anglezi Devid Beckham para sfidës mes Angli-Suedi në çerekfinale të Kupës së Botës.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” suedezi Ibrahimoviç i ka premtuar premtuar ish-kapitenit të Anglisë, Devid Bekam, se në rast se Anglia fiton ndaj Suedisë do t’i ofrojë një drekë kudo që ai të dëshirojë, ndërsa i ka kërkuar që nëse fiton Suedi, ti blejë çfarë Zllatani të dojë te IKEA.

“Nëse Anglia fiton, unë të ofroj drekë kudo që të dëshirosh ti në botë. Por nëse fiton Suedia, atëherë ti do të më blesh mua çfarëdo që dua të IKEA”, ishte basti i propozuar nga Ibra. Nuk mungoi përgjigja e Bekamit, i cili e ka pranuar sfidën por ka shtuar disa kushte të tjera për ta bërë më interesante.

“Nëse Suedia fiton, unë personalisht do të dërgoj ty te IKEA të blesh çfarë të duash për vilën tënde të re në Los Anxhelos. Por kur Anglia të fitojë, unë dua që të vish të shohësh një ndeshje të Anglisë në Uembli me një fanellë të Anglisë veshur”, ishte përgjigja e anglezit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...